Thyhet krejtësisht mbrojtja e iPhone

New York - Kompania ruse ElemSoft, e specializuar për forenzikë kompjuterike, ka bërë të ditur se ka zhvilluar veglën e cila policisë dhe agjencive qeveritare do t’i mundësojë qasje më të shpejtë në fajll sistemin e kriptuar në Apple iPhone.
Qasja në fajll sistemin e iPhone nuk është punë e lehtë pasi që shfrytëzohet kriptimi harduerik i bazuar në standardin AES-256. Mbrojtje të tillë shfrytëzojnë iPhone 3GS dhe 4, iPad dhe gjenerata e fundit e iPod Touch, ndërsa me të mbrohen shumica e të dhënave në aparatin e shfrytëzuesit, përfshirë edhe porositë SMS, posta elektronike, të dhënat për thirrjet, historia e surfimit nëpër Internet, passwordet, fotografitë dhe përmbajtje tjera të ndryshme.
Për thyerjen e mbrojtjes nevojitet qasje fizike në aparat, ndërsa i tërë procesi zgjat rreth 20 minuta. Pasi që mbrojtja AES-256 praktikisht është e pamundur të thyhet me “brute force” për gjetjen e çelësit shfrytëzohet sulmi në nivel harduerik, gjegjësisht ElemSoft me veglën e vet për nuk “sulmon” të dhënat, por çipin i cili i shifron. Të dhënat e shifruara me çelësin i cili ndahet nga shifra prej katër shenjave e cila shfrytëzohet për qasje në pajisjet e bazuara në iOS 4, që do të thotë që ka vetëm rreth 10.000 çelësa të mundshëm për shifrim. Prandaj ElemSoft shfrytëzon vetë çipin për të sulmuar të dhënat me “brute force” dhe për të gjetur çelësin adekuat.
Në ElemSoft theksojnë që nëse është në disponim dhe lidhje instalimi i iTunes në kompjuter, atëherë përmes çelësit (escrow key) të ruajtur në fajllat e iTunes të dhënave mund t’u qasen praktikisht menjëherë.
Pasi që me ndihmën e veglës së ElemSoft mund të arrihet praktikisht deri tek të gjitha të dhënat në iPhone, kjo kompani është shumë e kujdesshme në kuptim të planeve komerciale. Kështu tani për tani e ofrojnë vetëm për policinë, shërbimet e sigurisë dhe organizatat tjera qeveritare.

FSK-në s’e lë KFOR-i të marrë kompetenca policore

Prishtinë, 3 qershor – Ministri i FSK-së, Agim Çeku, ka vendosur që të heshtë rreth projektmemorandumit të ministrisë së tij dhe asaj të Punëve të Brendshme, e cila do të mundësonte përdorimin e Forcës së Sigurisë për t`i kontrolluar turmat dhe protestat e mundshme. 
Gazeta ka provuar gjatë gjithë ditës që të bjerë në kontakt me ministrin, por janë përgjigjur këshilltarët e tij, të cilët nuk janë prezantuar dhe kanë thënë se “ministri nuk është i gatshëm të flasë për projektmemorandumin”. 

Çeku këshillon EULEX-in të angazhohet në veri, ku lulëzon krimi

Podgoricë, 3 qershor  - Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku, në intervistën TV "Vijesti" të Podgoricës, të cilën e transmeton QIK-u, ka kritikuar efektin e EULEX-it, duke i bërë thirrje që të angazhohet më shumë në veri të Kosovës, siç tha, "në tokën e askujt, ku lulëzon krimi i organizuar".
Sipas Çekut, misioni BE-së "nuk ka dhënë rezultate të pritura", sepse për tri vjet "askush nuk është arrestuar" për krim të organizuar dhe korrupsion.

Serbisë i duhet shpejt ndonjë marrëveshje me Kosovën

Bruksel, 3 qershor – Brenda dy javësh priten edhe rezultatet e para konkrete të dialogut mes Serbisë dhe Kosovës që tash e sa muaj zhvillohen në Bruksel me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Diplomatët në BE-së pohojnë se kjo do të ndodhë pikërisht tash, sepse Serbia ka nevojë për të dëshmuar se është duke u sjellë në mënyrë konstruktive në dialog, në mënyrë që opinioni i Komisionit Evropian të jetë tërësisht pozitiv më 12 tetor dhe deri në fund të vitit Serbia të marrë jo vetëm statusin e kandidatit, por menjëherë edhe datën për nisjen e negociatave.

LG prezanton kompjuter all-in-one 3D


LG në “Computex” ka prezantuar kompjuterin all-in-one V300 i dedikuar më së shumti për adhuruesit multimedialë, pasi vjen me ekran 23 inç Full HD i ndjeshëm në prekje, me ndriçim të pasmë LED.
Po ashtu, ekrani mbështet edhe shfaqjen 3D dhe për kënaqësi në foto në tre dimensione, nevojiten syze shtesë, çka me këtë kompjuter vijnë dy palë. Pasi bëhet fjalë për ekran të ndjeshëm në prekje, LG në të ka të instaluar softuerin i cili është i përshtatur me një navigacion të tillë.

Si të mbroheni nga celularët e dëmshëm?


Edhe pse rreth kësaj çështjeje supozohet tashmë disa vite, tani edhe zyrtarisht është konfirmuar, pra, se rrezatimi nga celularët vërtet mund të shkaktojë kancer. Organizata ndërkombëtare WHO, kështu celularët i ka renditur në rangun e plumbit, kloroformit dhe gazrave nga motori.
Vendimin zyrtar të këtij vërtetimi e ka sjellë një ekip prej 31 shkencëtarëve nga 14 vende të botës, pasi në detaje kanë ekzaminuar studimet për sigurinë e celularëve. Dhe gjykimi i tyre është se celularët paraqesin rrezik potencial për njerëzit.
Për këtë arsye, ekspertët dhe prodhuesit e celularëve këshillojnë që këto pajisje t’i mbani larg së paku 25 centimetra nga trupi juaj.

Chrome OS vetëm për laptopë


Në konferencën e mbajtur në panairin “Computex” në Tajvan, Sundar Pichai nga Google ka folur për sistemin operues Chrome OS dhe është përgjigjur në pyetjet rreth përdorimit të tyre eventual në tablo.
Në të vërtetë, zyrtarët e Google-s kohë më parë kanë deklaruar se po testojnë Chrome OS në forma të ndryshme të harduerëve, por tani Pichai e ka vërtetuar se ky sistem operues do të dedikohet vetëm për laptopë, pra se në këtë kompani mbesin pas qëndrimit të vjetër se sistemi operues Android do t’u dedikohet vetëm pajisjeve me ekran të ndjeshëm në prekje, ndërsa Chrome në pajisjet që kanë tastierë.
Po ashtu, ai ka shtuar se nuk ka plane për lidhjen e këtyre sistemeve operuese në të ardhmen e afërt.

Injorimi i humbjeve të asistencës financiare, rrezik enorm


Instituti Riinvest në Prishtinë ka shprehur shqetësim për qëndrueshmërinë financiare dhe perspektivën ekonomike të Kosovës, pas deklaratës së Fondit Monetar Ndërkombëtar për ridizajnimin e marrëdhënieve me Kosovën.
Nëpërmjet një komunikate për media, instituti Riinvest thotë se humbja e asistencës financiare për vitin 2011, “do të krijoj nevojën e financimit të deficitit nga bilanci bankar i mbledhur nëpër vite, duke e bërë kështu Kosovën vend jolikuid në përmbushjen e obligimeve financiare në periudhën afatmesme”.

Opozita, Thaçit: Mblidhi shokët e jep dorëheqje


Në përmbyllje të 100-ditëshit të parë të punës, Qeveria e Kosovës është përballur me kërkesën e deputetëve opozitarë për dorëheqje. Pasi që kanë vlerësuar se nuk ka pasur asnjë punë, asnjë zhvillim, vetëm degradim të qeverisjes dhe kulturës së punës, deputetët e opozitës në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës të premten kanë kërkuar nga kryeministri dhe nga kabineti qeveritar që të japin dorëheqje dhe të lëshojnë rrugën për një qeverisje më të mirë.

Iniesta: Nuk ka probleme Real-Barca


Ylli i Barcelonës, Andres Iniesta ka hedhur poshtë të gjithë zërat se ka mosmarrëveshje ndërmjet lojtarëve spanjollë në përfaqësuese duke aluduar në ata të Real Madridit dhe Barcelonës.
Kampioni botëror do të luajë ndeshjes e parë miqësore me SHBA-të të shtunën që prej El Classiocs ndërmjet Barcës dhe Reali ku ekseset nuk kishin munguar.
“Nuk ka kurrfarë problemi ndërmjet futbollistëve tanë. Ne jemi me përfaqësuesen tani dhe të gjithë i kemi objektivat e njëjta këtu. Disa gjëra të këqija kanë ndodhur por çdokush duhet të veprojë në bazë të asaj se çfarë është më e mira për të”, tha Iniesta.

Mlladiq: Jam shumë i sëmurë!


Ish-gjenerali serbo-boshnjak, Ratko Mlladiq, ka dale të premten për herë të parë përballë Gjykatës së Hagës. Në paraqitjen e tij të parë, Mlladiq tha se është “njeri shumë i sëmurë” dhe ka refuzuar të deklarohet lidhur me “akuzat e papranueshme”, për akuzat për gjenocid, për krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit.
Gjyqtari kryesues, Alfons Ori, e ka caktuar datën e re për deklarim për fajësinë më 4 korrik.

Kryeqyteti me shumë gropa!


Vit për vit janë duke u rregulluar rrugë në kryeqytet, por në to shumë shpejt po “mbijnë” gropat. Qytetarët fajësojnë kompanitë të cilat po e shtrojnë shtresën e asfaltit sa për sy e faqe. Njazi Selimi, i cili banon në rrugën “Xhavit Ahmeti”, ankohet se kjo rrugë nuk ka shumë kohë që është rregulluar, por nga gropat e shumta është bërë gati e pakalueshme.

Sekiraqa arratiset nga Irlanda?


Dyshohet se një nga personat më të kërkuar nga drejtësia kosovare, Enver Sekiraqa, sërish është në arrati. Deri më tash ishte njoftuar për mundësinë e identifikimit të tij nga policia irlandeze dhe se i njëjti ndodhej në arrest shtëpiak.
Kjo kishte bërë që Ministria e Drejtësisë së Kosovës, menjëherë të nis drejt Irlandës dosjen e tij me anë të së cilës kërkohet që ky person të ekstradohet. Derisa kjo kërkesë u është dorëzuar autoriteteve irlandeze në fund të vitit të kaluar, në Prishtinë, së paku publikisht, nuk është pranuar asnjëherë se ata kanë marrë përgjigje zyrtare.
Por ndërkohë, burime të Expressit në Prishtinë, tregojnë se i shumëkërkuari Enver Sekiraqa, tashmë ndodhet sërish në arrati. Pa qenë në gjendje të japin detaje të mënyrës së arratisjes së këtij personi i cili akuzohet për vepra të rënda penale, burime të gazetës tregojnë se Sekiraqa është arratisur sërish.

Të provosh rrobat pa i veshur (VIDEO)

Shumica prej nesh e kanë bezdi të provojnë rrobat, kur duan të blejnë diçka dhe për këtë arsye, një shoqëri në Moskë ka menduar një ide origjinale, duke krijuar një dhomë virtuale, kur rrobat që do të blini mund t’i provoni me ndihmën e kompjuterit. 

Shet veshkën për të blerë një iPad2!

Një i ri në Kinë ka nxitur zemërim në mbarë vendin pasi ka shitur veshkën e tij për blerë një iPad2. Xiao Zheng, 17vjeçar, nuk ishte në gjendje të përballonte çmimin e një prej kompjuterave tabletë të cilat shihen si një simbol pasurie në vendin lindor. 

Ronaldo: Nuk kam ndërmend të largohem nga Reali

Ronaldo ka hedhur poshtë çdo mundësi të largimit të tij nga Real Madridi pasi ka thënë se dëshiron të qëndroj tek "Los Blancos" dhe të vazhdojë të fitojë trofe bashkë me shokët e tij të skuadrës.

Schwarzenegger mban unazën e martesës

Edhe pse Schwarzenegger ka punësuar avokatin e tij të divorcit, ai nuk duket se është i gatshëm t′i japë fund martesës së tij.

Mlladiç, sot do japë llogari në Hagë

Ish gjenerali serb, Ratko Mlladiç i cili akuzohet për krime lufte në Bosnje Hercegovinë sot do dalë para Hagës për t’u gjykuar.

EULEX-i konfirmon aktakuzën kundër 7 personave


Gjykatësi për konfirmim i EULEX-it nga Gjykata Komunale në Pejë konfirmoi aktakuzën kundër shtatë të akuzuarve për krim të organizuar, kidnapim dhe përdorim të paautorizuar të armëve.
Sipas komunikatës së lëshuar nga misioni evropian bëhet fjalë për Bedri Krasniqin, Dervish Idrizajn, Hamdi Krasniqin, Ahmet Nezirajn, Ilmi Lufajn, Hime Krasniqin dhe Selman Gashin.

Zveçan, sulmohet vetura e policisë së Kosovës


Një makinë zyrtare e Policisë së Kosovës, është sulmuar me gurë, ditën e mërkurën, rreth orës 15:00, në rrugën magjistrale Mitrovicë – Leposaviq, në fshatin Rudare të Zveçanit. Zyrtari për informim publik në Mitrovicë, toger Besim Hoti, ka njoftuar se një automjet zyrtar, me shenja të dukshme të Policisë së Kosovës, është sulmuar me gurë në rrugën magjistrale Mitrovicë – Leposaviq, në fshatin Rudare të Zveçanit.
Sipas tij, rasti i dëmtimit është regjistruar rreth orës 15:00, kurse tre zyrtarët policorë, dy serbë e një i përkatësisë etnike shqiptar, nga radhët e njësisë së trafikut rajonal të Mitrovicës, kanë njoftuar për rastin e sulmit me gurë mbi pronën e policisë së Kosovës.

Aksidentalisht humb jetën vajza dyvjeçare


Në fshatin Petrovë të enjten në mëngjes tragjikisht ka pësuar një vogëlushe dyvjeçare. Ajo ka pësuar derisa babai dhe xhaxhai i saj po ngarkonin në kamionetë një rrethojë pusi prej druri.
Policia nuk ka dhënë shumë hollësi rreth kësaj tragjedie familjare me arsyetim se rrethanat e aksidentit fatal janë duke u hetuar.
Sipas deklaratave të familjarëve, aksidenti fatal ka ndodhur rreth orës 8.30 minuta, ka njoftuar toger Agim Gashi, zëdhënës rajonal i Policisë.
Gashi ka nënvizuar se vajza dyvjeçare, sipas hetimeve të para, ishte aksidentuar për vdekje, pasi rrethoja prej druri e pusit, kishte rrëshqitur nga automjeti në të cilin po e ngarkonin babai dhe xhaxhai i saj, duke e zënë përfundi vajzën e pafat”.
Fëmija menjëherë ishte dërguar për trajtim në ambulancën e Shtimes, por mjekët vetëm kishin konstatuar vdekjen, pasi ajo kishte arritur pa shenja jete.
Me rastin është duke u marrë Prokuroria e Qarkut në Prishtinë. Trupi i pajetë u është dorëzuar familjarëve.

Stefanoviq vazhdon të mos përjashtojë asgjë nga dialogu


Kreu i ekipit serb në bisedimet me Kosovën, Borisllav Stefanoviq, tha se hapat e njëanshëm të Prishtinës, si arrestimi i biznesmenëve dhe zhvendosja e komandantëve të policisë në veri të Kosovës, mund të ndikojnë negativisht edhe në dialog, edhe në atmosferë.
Këto komente, ai i bëri gjatë qëndrimit në veri të Mitrovicës dhe Zveçan.
I pyetur nëse veriu do të jetë temë e raundeve të ardhshme të bisedimeve, Stefanoviq tha: "Ne e kemi thënë disa herë se jemi të gatshëm të bisedojmë për të gjitha temat në mënyrë të hapur dhe konstruktive, në përpjekje për të gjetur zgjidhje për të gjitha çështjet".

Rahovec, arrestohen 7 zyrtarë mjekësorë


Hetuesit policorë nga drejtoria për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit, të enjten pasdite, kanë arrestuar shtatë persona nën dyshimin e bazuar se kanë kryer veprat penale Shpërdorim i detyrës zyrtare nga neni 339 dhe Përvetësimi gjatë ushtrimit të detyrës nga neni 340 i Kodit Penal të Kosovës.
Sipas një njoftimi të Policisë së Kosovës, thuhet se të gjithë të dyshuarit kanë qenë punonjës në qendrën klinike mjekësore familjare (QKMF), në Rahovec të cilët janë arrestuar nga ana e hetuesve policorë.
Të arrestuarit janë Ejup Z., 1960, Avdyl H., 1962, Rexhep V., 1954, Agim E., 1975, Fatmir D., 1972, Selajdin R., 1962 dhe Shani V., i lindur më 1959.

40 për qind e shqiptarëve duhanpirës


Më se 6 milionë njerëz në botë vdesin nga pirja e duhanit dhe ekspozimi ndaj tymit të tij, që nënkupton se çdo 6 sekonda vdes një person. Shifrat e Organizatës Botërore e Shëndetësisë janë bërë publike në vigjilje të ditës botërore kundër duhanit që është 31 maji.

Köllerer përjashtohet përjetë nga tenisi


Austriaku Daniel Köllerer më kurrë nuk do të luajë tenis. Kështu ka vendosur Shoqata e Tenistëve Profesionistë (TIU), pasi që më parë gjykata e kishte shpallur si fajtor tensitin austriak për shkak të kurdisjeve të meçeve.

Van Nistelrooy në Poloni?


Kampioni i ri polak, Wisla Krakow është jashtëzakonisht i interesuar për shërbimet e sulmuesit holandez tashmë 35 vjeçar, Ruud van Nistelrooy.
Kampionët polakë janë në zor për një sulmues me përvojë, për të arritur sa më larg në Ligën e kampionëve dhe kështu janë të gatshëm që të japin 1 milion euro për një stinor.

Besa, kampione e futsallit


Futbollistët e Besës së Pejës janë kampionë të Kosovës në futsall për edicionin 2010/2011, pasi edhe në ndeshjen e dytë finale kanë mposhtur ekipin e Feniksit me rezultat 4:3.
Ndeshja e kthimit u zhvillua në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren në praninë e afro 1000 shikuesve, kurse gjyqtarë ishin H. Hajdari e A. Hoxha.

Tre sekondat që SHBA-ja nuk do t’i falë kurrë!


Ky është tregimi për njërën prej ngjarjeve më të njohura në botën e sportit, ngjarjes për shkak të së cilës thyhen shtizat edhe sot. Ishte ai takimi që humbësi sot e asaj dite nuk e pranon se ka humbur, e fituesit, si gjithnjë, rrijnë të qetë dhe e përcjellin nervozën e humbësit. Fjala është për turneun final të Lojërave Olimpike të mbajtura më 1972 në Munchen të Gjermanisë.

Mustafa: Në krye të qeverisë, njerëz të paskrupullt


Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa e vlerësoi të dështuar qeverisjen 100 ditëshe të kryeministrit Hashim Thaçi, duke theksuar se në krye të kësaj qeverie ka njerëz të paskrupullt, të cilët tentojnë të mashtrojnë për çdo gjë.
Këto komente, Mustafa i bëri në një konferencë për media për vlerësimin e punës së Qeverisë së Kosovës.
Sipas tij, Qeveria Thaçi është qeveri e prangave, që synon gjithçka për veten dhe që nuk ka përmbushur asnjë nga premtimet që i ka bërë.

Apple-rekorder i shumëfishtë, Angry Birds - loja më e shitur


Në botimin e ri të librit të “Guiness-it” për “gejmera” dominion “Apple”, dhe atë në disa kategori. iPhone 4 është futur në mesin rekorderëve si “konsola” më e shpejtë e shitur (1.5 milionë copë që në ditën e parë). Sa për krahasim, “Sony” PlayStation-in në vitin 2005 e ka shitur në 200 mijë copë, ndërsa “DS” në vitin 2004 me Nintendo-n arriti që për një ditë t’i shesë 500 copë të kësaj pajisje.

Blatter rizgjidhet president i FIFA-s


Federata Botërore e Futbollit ka rizgjedhur president Sepp Blatter, i cili ishte i vetmi kandidat për këtë post.
Zvicerani 75-vjeçar mban këtë pozicion nga viti 1998.
Ai ka marrë 186 vota nga 203 delegatët e pranishëm në Kongresin e FIFA-s.
Votimi është mbajtur me gjithë kërkesën e Anglisë për shtyrje, për shkak të skandaleve për korrupsion që kanë tronditur Federatën Botërore të Futbollit.

Tadiq për zgjidhje të re për Kosovën


Presidenti serb Boris Tadiq tha se janë të nevojshëm “hapa të pazakontë” në politikën e Serbisë ndaj Kosovës, për të shtuar se ekziston shansi për “një zgjidhje të re”.
Ai vlerësoi se mënyra se si Beogradi zyrtar e ka trajtuar çështjen e Kosovës në të kaluarën ishte “në kundërshtim me interesat e serbëve dhe të popullit serb”.

Vazhdon greva e ish luftetarve te uçk-ës

Vazhdon greva e Ish-luftëtarët e UCK-së në të cilët kanë hyrë sot në ditën e tretë të grevës së urisë, me kushtet shëndetësore të rënduara.

Editë, kopjet mohojnë shtetësinë


Prishtina zyrtare akoma nuk është e vendosur nëse do t’i pranojë apo jo nga Serbia kopjet e regjistrave civilë, që janë marrë nga regjimi i Milloshviqit pas përfundimit të luftës në vitin1999.
Shefja e delegacionit kosovar në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, sërish nuk e përjashton mundësinë që në kuadër të një marrëveshjeje eventuale, të pranohen edhe kopjet e regjistrave civilë. Ndërsa, ekspertët e çështjeve civile dhe profesorët kosovarë e konsiderojnë veprim jo të logjikshëm, madje të disfavorshëm nëse Kosova i pranon kopjet.

Ëndrra amerikane “Pushtoi” edhe Kosovën


Nuk thuhet kot se Amerika është vendi i mundësive dhe vendi i ëndrrave. Këtë patëm rastin ta mësojmë edhe ne kosovarët kur 12 brucoshë të Universiteteve nga 19 dhe 20 vjet të cilët e dashurojnë basketbollin erdhën nga SHBA-të dhe i dhanë shkollë përfaqësueses tonë se si luhet kjo lojë e cila tek e fundit edhe lindjen e ka në Amerikë.
Ndeshja në mes të universitarëve amerikan dhe përfaqësues sonë ishte treguesi më i mirë se në Kosovë gjithçka është minimale dhe se gjithçka është vetëm duke mbijetuar.

Katari 36 milion për Guardiolën


Federata e Futbolli e Katarit thuhet se i ka ofruar Pep Guardiolës shifra astronomike prej 36 milionë eurove që të marrë për një vit drejtimin e përfaqësueses së këtij vendi.
Guardiola kishte thënë më herët se koha e tij në Barcelonë po përfundon dhe ish reprezentuesi i Spanjës pritet që të largohet nga blaugranët kur të skadojë kontrata e tij në vitin 2012.
Sheiku Hamad Bin Khalifa Bin Ahmad Al Thani pëlqen shumë spanjollin dhe e sheh atë si njeriun e duhur për të ndihmuar futbollin e Katarit dhe ta ngrejë atë në nivel tjetër.

24 tituj për 17 vjet karrierë, ja çfarë la pas Paul Scholes


Mesfushori legjendar i Manchester United, paul Scholes përfundimisht i ka dhënë fund karrierës së tij të gjatë dhe të suksesshme si futbollist aktiv.
Scholes i cili është një produkt i akademisë së Manchesterit ishte pjesë e grupit të famshëm të mesit të viteve 90-ta, dhe që atëherë ka luajtur më shumë se 650 ndeshje për djajtë e kuq. Ai njihet si një ndër futbollistët më të mirë anglez të gjeneratës së tij.

Daçiq: Kosovën, ta ndajmë me Shqipërinë


Zëvendëskryeministri serb, Ivica Daçiq, njëherësh ministër i Punëve të Brendshme, ka thënë se Serbia ka bërë gabim të madh, ngase për Kosovën nuk ka biseduar me Shqipërinë, ndërsa sërish ka potencuar se Kosova duhet të ndahet midis Serbisë dhe Shqipërisë.

Ndarja e Kosovës do ta përfshinte gjithë ish-Jugosllavinë


Raportuesi i Parlamentit evropian për Serbinë, Jelko Kacin ka thënë në një intervistë për Radio Dukagjinin se hapjen e idesë së ndarjes nuk e sheh si nismë relevante, pasi kjo nuk do të rrezikonte vetëm një shtet por të gjitha shtetet ish Jugosllavisë, apo ato shtet që kanë dalë nga kjo federatë.
Ai ka vlerësuar se pas shpërbërjes së ish Jugosllavisë, nuk ka pasur asnjë ndryshim të kufijve të brendshëm të shteteve që janë krijuar nga kjo federatë.

Shteti “plaçkit” mërgimtarët



Me të ardhur në kufi ende pa u futur mirë në Kosovë, mërgata nis të “plaçkitet”. Secili person që vjen nga diaspora, në momentin kur vjen në Kosovë me veturë është i obliguar të paguajë policën e sigurimit, edhe nëse ka sigurim nga vendi që ai vjen. Sigurimet e vendeve të tjera nuk vlejnë në territorin e Republikës e Kosovës.
Zëdhënësi i Bankës Qendrore të Kosovës Besnik Kada thotë se çmimi i policave të sigurimit ndryshon varësisht prej periudhës se qëndrimit në Kosove dhe kapacitetit të automjetit.

Alfa është duke përgatitur SUV sportiv


Prodhuesi “Alfa” do të hyjë në tregun fitimprurës të SUV-vë vitin e ardhshëm kur blerësve do t’ua ofrojmë modelin C-SUV. C-SUV do të jetë Alfa e parë e re që nga Giulietta, ndërsa burimet pohojnë që prodhimi i tij do t’i besohet fabrikës së “Fiat-it”, asaj Mirafiori në Torino.

Urgjentisht ndryshojeni fjalëkalimin në Facebook


Ekspertët nga “Symantec” i paralajmëruan rreth 500 milionë përdorues të “Facebook-ut” që ky rrjet shoqëror rastësisht, “palëve të treta” ia mundësoi qasjen në të dhënat private, fotografi. Në këtë mënyrë “pala e tretë” mund të lë porosi në murin (wall-in) tuaj. Kështu edhe pse investohet punë dhe mundim i madh që të mbrohet privatësia e përdoruesve të rrjetit shoqëror “Facebook”, duket se ata kanë lëshuar një gabim.

Chromebook-ët e parë arrijnë në qershor


Gjiganti kompjuterik “Google” muajin e ardhshëm do të lansojë kompjuterët e parë me sistemin e tyre të ri operativ Chrome, që direkt do të konkurrojë me modelet e “Microsoft-it” me sistemin Windows. Kompjuterët Google Chrome i prodhojnë kompanitë e njohura “Acer” dhe “Samsung”, ndërsa shitja do të duhej të fillonte nga 15 qershori në SHBA, Francë, Britani të Madhe, Gjermani, Itali, Spanjë dhe Holandë.

Hakerët shqiptarë, sulmojnë Qeverinë e Kosovës


Të dielën mbrëma, rreth orës 12 pasmesnate, disa hakerë shqiptarë kanë sulmuar disa ueb-faqe qeveritare, duke shprehur kështu pakënaqësinë e tyre në lidhje me Qeverinë Thaçi dhe me Misionin e Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë, EULEX.

S’ka para nga FMN-ja për sivjet


Kosova ka kërkuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) që t’i monitorojë reformat e saj ekonomike dhe financiare gjatë gjithë vitit 2011, pas shkeljes së marrëveshjes për huamarrje që ka bërë qeveria duke rritur pagat, ka thënë të martën një zyrtar i qeverisë për Reuters.