Chromebook-ët e parë arrijnë në qershor


Gjiganti kompjuterik “Google” muajin e ardhshëm do të lansojë kompjuterët e parë me sistemin e tyre të ri operativ Chrome, që direkt do të konkurrojë me modelet e “Microsoft-it” me sistemin Windows. Kompjuterët Google Chrome i prodhojnë kompanitë e njohura “Acer” dhe “Samsung”, ndërsa shitja do të duhej të fillonte nga 15 qershori në SHBA, Francë, Britani të Madhe, Gjermani, Itali, Spanjë dhe Holandë.

Modelet e “Acer-it” do të shiten për një çmim prej 349 dollarë, ndërsa ata të “Samsung-ut” do të kushtojnë rreth 429 dollarë. Versioni i cili do të lidhet me rrjetet telefonike të gjeneratës së tretë (3G) do të kushtojë 500 dollarë. Këta kompjuterë do t’ua mundësojnë përdoruesve që nëpërmjet uebit të qasen në të gjitha programet tjera, për dallim nga kompjuterët klasikë me sistemin Windows.
Chromebook-ët e kanë ekranin e diagonales prej 12.1 inç (30.7 cm), ndërsa janë të rëndë rreth 1.5 kilogramë. “Google” njëherësh lajmëroi se versioni i ardhshëm i sistemit të tyre operativ për telefona celularë OSA (Open Source Android) - Android 4.0 (emërtimi kodues ICS - Ice Cream Sandwich) do të paraqet kombinimin e karakteristikave më të mira të platformave për përdorues të kompanive “Gingerbread” për telefona të mençur dhe “Honeycomb, homologu i tij për tablo-pajisjet.
Është parashikuar që kjo pajisje, “interface” i të cilit do të duhej të merrej nga “Honeycomb”, do të lansohet në muajin nëntor.