Thyhet krejtësisht mbrojtja e iPhone

New York - Kompania ruse ElemSoft, e specializuar për forenzikë kompjuterike, ka bërë të ditur se ka zhvilluar veglën e cila policisë dhe agjencive qeveritare do t’i mundësojë qasje më të shpejtë në fajll sistemin e kriptuar në Apple iPhone.
Qasja në fajll sistemin e iPhone nuk është punë e lehtë pasi që shfrytëzohet kriptimi harduerik i bazuar në standardin AES-256. Mbrojtje të tillë shfrytëzojnë iPhone 3GS dhe 4, iPad dhe gjenerata e fundit e iPod Touch, ndërsa me të mbrohen shumica e të dhënave në aparatin e shfrytëzuesit, përfshirë edhe porositë SMS, posta elektronike, të dhënat për thirrjet, historia e surfimit nëpër Internet, passwordet, fotografitë dhe përmbajtje tjera të ndryshme.
Për thyerjen e mbrojtjes nevojitet qasje fizike në aparat, ndërsa i tërë procesi zgjat rreth 20 minuta. Pasi që mbrojtja AES-256 praktikisht është e pamundur të thyhet me “brute force” për gjetjen e çelësit shfrytëzohet sulmi në nivel harduerik, gjegjësisht ElemSoft me veglën e vet për nuk “sulmon” të dhënat, por çipin i cili i shifron. Të dhënat e shifruara me çelësin i cili ndahet nga shifra prej katër shenjave e cila shfrytëzohet për qasje në pajisjet e bazuara në iOS 4, që do të thotë që ka vetëm rreth 10.000 çelësa të mundshëm për shifrim. Prandaj ElemSoft shfrytëzon vetë çipin për të sulmuar të dhënat me “brute force” dhe për të gjetur çelësin adekuat.
Në ElemSoft theksojnë që nëse është në disponim dhe lidhje instalimi i iTunes në kompjuter, atëherë përmes çelësit (escrow key) të ruajtur në fajllat e iTunes të dhënave mund t’u qasen praktikisht menjëherë.
Pasi që me ndihmën e veglës së ElemSoft mund të arrihet praktikisht deri tek të gjitha të dhënat në iPhone, kjo kompani është shumë e kujdesshme në kuptim të planeve komerciale. Kështu tani për tani e ofrojnë vetëm për policinë, shërbimet e sigurisë dhe organizatat tjera qeveritare.

LG prezanton kompjuter all-in-one 3D


LG në “Computex” ka prezantuar kompjuterin all-in-one V300 i dedikuar më së shumti për adhuruesit multimedialë, pasi vjen me ekran 23 inç Full HD i ndjeshëm në prekje, me ndriçim të pasmë LED.
Po ashtu, ekrani mbështet edhe shfaqjen 3D dhe për kënaqësi në foto në tre dimensione, nevojiten syze shtesë, çka me këtë kompjuter vijnë dy palë. Pasi bëhet fjalë për ekran të ndjeshëm në prekje, LG në të ka të instaluar softuerin i cili është i përshtatur me një navigacion të tillë.

Chrome OS vetëm për laptopë


Në konferencën e mbajtur në panairin “Computex” në Tajvan, Sundar Pichai nga Google ka folur për sistemin operues Chrome OS dhe është përgjigjur në pyetjet rreth përdorimit të tyre eventual në tablo.
Në të vërtetë, zyrtarët e Google-s kohë më parë kanë deklaruar se po testojnë Chrome OS në forma të ndryshme të harduerëve, por tani Pichai e ka vërtetuar se ky sistem operues do të dedikohet vetëm për laptopë, pra se në këtë kompani mbesin pas qëndrimit të vjetër se sistemi operues Android do t’u dedikohet vetëm pajisjeve me ekran të ndjeshëm në prekje, ndërsa Chrome në pajisjet që kanë tastierë.
Po ashtu, ai ka shtuar se nuk ka plane për lidhjen e këtyre sistemeve operuese në të ardhmen e afërt.

Apple-rekorder i shumëfishtë, Angry Birds - loja më e shitur


Në botimin e ri të librit të “Guiness-it” për “gejmera” dominion “Apple”, dhe atë në disa kategori. iPhone 4 është futur në mesin rekorderëve si “konsola” më e shpejtë e shitur (1.5 milionë copë që në ditën e parë). Sa për krahasim, “Sony” PlayStation-in në vitin 2005 e ka shitur në 200 mijë copë, ndërsa “DS” në vitin 2004 me Nintendo-n arriti që për një ditë t’i shesë 500 copë të kësaj pajisje.

Alfa është duke përgatitur SUV sportiv


Prodhuesi “Alfa” do të hyjë në tregun fitimprurës të SUV-vë vitin e ardhshëm kur blerësve do t’ua ofrojmë modelin C-SUV. C-SUV do të jetë Alfa e parë e re që nga Giulietta, ndërsa burimet pohojnë që prodhimi i tij do t’i besohet fabrikës së “Fiat-it”, asaj Mirafiori në Torino.

Urgjentisht ndryshojeni fjalëkalimin në Facebook


Ekspertët nga “Symantec” i paralajmëruan rreth 500 milionë përdorues të “Facebook-ut” që ky rrjet shoqëror rastësisht, “palëve të treta” ia mundësoi qasjen në të dhënat private, fotografi. Në këtë mënyrë “pala e tretë” mund të lë porosi në murin (wall-in) tuaj. Kështu edhe pse investohet punë dhe mundim i madh që të mbrohet privatësia e përdoruesve të rrjetit shoqëror “Facebook”, duket se ata kanë lëshuar një gabim.

Chromebook-ët e parë arrijnë në qershor


Gjiganti kompjuterik “Google” muajin e ardhshëm do të lansojë kompjuterët e parë me sistemin e tyre të ri operativ Chrome, që direkt do të konkurrojë me modelet e “Microsoft-it” me sistemin Windows. Kompjuterët Google Chrome i prodhojnë kompanitë e njohura “Acer” dhe “Samsung”, ndërsa shitja do të duhej të fillonte nga 15 qershori në SHBA, Francë, Britani të Madhe, Gjermani, Itali, Spanjë dhe Holandë.

Hakerët shqiptarë, sulmojnë Qeverinë e Kosovës


Të dielën mbrëma, rreth orës 12 pasmesnate, disa hakerë shqiptarë kanë sulmuar disa ueb-faqe qeveritare, duke shprehur kështu pakënaqësinë e tyre në lidhje me Qeverinë Thaçi dhe me Misionin e Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë, EULEX.

Tableti i Gigabyte me Windows 7


oSikurse pritej, kompania Gigabyte ka prezantuar gjatë panairit të Computex në Tajvan, tabletin e tij me system 

Facebook edhe zyrtarisht njeh Kosovën si shtet.



Themeluesi i rrjetit më të madh social në internet “Facebook” Mark Zuckerberg njoftoi se ka krijuar një shërbim të ri të ashtuquajtur “Ambasadorë”, e cila do të ketë funksionin e njejtë sikur ambasadat reale.
Facebook gjithashtu njoftoi se përveç tjerave shtetin më të ri në botë Kosovën e ka futur në listën e shteteve nga ku përdoruesit mund të regjistrohen  si shtetas kosovarë, thuhet në një artikull të magazinës prestigjioze Slate.
Mark Zuckerberg kishte theksuar se, edhe pse vetëm një e treta e shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara kanë njohur pavarsinë e Kosovës, përsëri përdoruesit kosovarë në rrjetet sociale në internet duhet të kenë mundësin e tyre për të deklaruar nënshtetësinë e tyre. AKTIV


Sa kushton Lamborghini i ri?

Lamborghini-t më radikal të të gjitha kohëve është duke “i buzëqeshur” prodhimi serik. 

BMW s’ka të ndalur, tani arrin seria 4


Prodhuesi i njohur gjerman i automobilave “BMW”, versionin e ri, GT versionin e prodhuar sipas modelit të serisë 5 GT, do ta emërtojë seria 4. Modeli i ri në versionin koncept, premierë do të prezantohet në sallonin e sivjetshëm të automobilave në Frankfurt. Emri i ri do të duhet të rrisë dallimin nga versioni i tanishëm seria 3 dhe modelit të ri.

Laptopi super i hollë i Dell

Kompania Dell nxjerr të martën laptopin më të hollë të prodhur ndonjëherë, modelin XPS 15z që kushton 999$.

Laptopi për lojra i Toshibës

Të gjithë ata që janë të fiksuar pas lojrave në kompiuter, mund t’a gjejnë veten e tyre në laptopin e lojrave të Toshibës.

Tre laptop të rinj EliteBook të HP

Mes Dell dhe HP konkurrenca sa vjen e bëhet më e ashpër. Ndërsa Dell nxorri në treg laptopin e tij super të hollë XPS 15z, HP ka nxjerrë tre modele të reja EliteBook.

Kobo lançon librin e ri elektronik

I ashtëquajturi rivali më i fortë i librit elektronik të Amazon Kindle, Kobo, ka hedhur në tregun amerikan modelin e tij më të fundit, të pajisur me teknologjinë “Pearl E Ink”, që e bën më të ngjashëm me një libër tradicional.
Ky libër elektronik i Kobo ka një ekran 8.5-inch me prekje dhe ka një memorje 32 GB, që mund të mbajë deri në 30 mijë tituj. Por, numri i këtyre librave në arkivën e këtij tableti mund të rritet, pasi memorja e këtij libri elektronik mund të shtohet falë kartave microSD.
Çmimi i librit të ri elektronik të Kobo-s, i cili sapo ka dalë në treg, është 129.9 dollarë amerikanë.Aktiv

Libri elektronik me ngjyra i Nook

Jo më larg se 24-orë nga lançimi i librit të ri elektronik të Kobo-s, një tjetër kopani që prodhon e-book, Barnes & Noble ka njoftuar hedhjen në treg të modelit të tyre më të ri me ngjyra të quajtur Nook.

Samsung nxjerr në shitje kompiuterin e mençur

Samsung ka nxjerrë në tregun koreano-jugor modelin më të fundit të kompiuterit e mençur të quajtur “AF315” full HD.

RIM ka tërhequr 1000 tablo PlayBook


PlayBook i kompanisë RIM ka probleme me sistemin operues, kështu që kjo kompani ka tërhequr 1000 tablo nga tregu. Me PlayBook, i cili është lansuar në treg para një muaji, RIM po mundohet t’i bëjë konkurrencë iPad-it të Apple-s dhe të tërheq klientët biznesmenë, të cilët paraqesin potencial të madh.
Tërheqja ka përfshirë vetëm modelet prej 16 gigabajtëve, për shkak të problemeve me inicimin e programit. RIM ka bërë të ditur se tablotë në të cilat është identifikuar kjo prishje, me siguri se gjenden ende në rrjetet e distributorëve dhe jo në duart e klientëve.

Rikthimi i Honda NSX (FOTO LAJM)

Pas shumë kohësh kemi lajme të mira për adhuruesit e "Honda-s". Të dhënat e fundit flasin se Ferrari japonez do të ketë pasardhës. Natyrisht në pyetje është Honda NSX një model I vlerësuar më së shumti.