Iniesta: Nuk ka probleme Real-Barca


Ylli i Barcelonës, Andres Iniesta ka hedhur poshtë të gjithë zërat se ka mosmarrëveshje ndërmjet lojtarëve spanjollë në përfaqësuese duke aluduar në ata të Real Madridit dhe Barcelonës.
Kampioni botëror do të luajë ndeshjes e parë miqësore me SHBA-të të shtunën që prej El Classiocs ndërmjet Barcës dhe Reali ku ekseset nuk kishin munguar.
“Nuk ka kurrfarë problemi ndërmjet futbollistëve tanë. Ne jemi me përfaqësuesen tani dhe të gjithë i kemi objektivat e njëjta këtu. Disa gjëra të këqija kanë ndodhur por çdokush duhet të veprojë në bazë të asaj se çfarë është më e mira për të”, tha Iniesta.

Ronaldo: Nuk kam ndërmend të largohem nga Reali

Ronaldo ka hedhur poshtë çdo mundësi të largimit të tij nga Real Madridi pasi ka thënë se dëshiron të qëndroj tek "Los Blancos" dhe të vazhdojë të fitojë trofe bashkë me shokët e tij të skuadrës.

Köllerer përjashtohet përjetë nga tenisi


Austriaku Daniel Köllerer më kurrë nuk do të luajë tenis. Kështu ka vendosur Shoqata e Tenistëve Profesionistë (TIU), pasi që më parë gjykata e kishte shpallur si fajtor tensitin austriak për shkak të kurdisjeve të meçeve.

Van Nistelrooy në Poloni?


Kampioni i ri polak, Wisla Krakow është jashtëzakonisht i interesuar për shërbimet e sulmuesit holandez tashmë 35 vjeçar, Ruud van Nistelrooy.
Kampionët polakë janë në zor për një sulmues me përvojë, për të arritur sa më larg në Ligën e kampionëve dhe kështu janë të gatshëm që të japin 1 milion euro për një stinor.

Besa, kampione e futsallit


Futbollistët e Besës së Pejës janë kampionë të Kosovës në futsall për edicionin 2010/2011, pasi edhe në ndeshjen e dytë finale kanë mposhtur ekipin e Feniksit me rezultat 4:3.
Ndeshja e kthimit u zhvillua në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren në praninë e afro 1000 shikuesve, kurse gjyqtarë ishin H. Hajdari e A. Hoxha.

Tre sekondat që SHBA-ja nuk do t’i falë kurrë!


Ky është tregimi për njërën prej ngjarjeve më të njohura në botën e sportit, ngjarjes për shkak të së cilës thyhen shtizat edhe sot. Ishte ai takimi që humbësi sot e asaj dite nuk e pranon se ka humbur, e fituesit, si gjithnjë, rrijnë të qetë dhe e përcjellin nervozën e humbësit. Fjala është për turneun final të Lojërave Olimpike të mbajtura më 1972 në Munchen të Gjermanisë.

Blatter rizgjidhet president i FIFA-s


Federata Botërore e Futbollit ka rizgjedhur president Sepp Blatter, i cili ishte i vetmi kandidat për këtë post.
Zvicerani 75-vjeçar mban këtë pozicion nga viti 1998.
Ai ka marrë 186 vota nga 203 delegatët e pranishëm në Kongresin e FIFA-s.
Votimi është mbajtur me gjithë kërkesën e Anglisë për shtyrje, për shkak të skandaleve për korrupsion që kanë tronditur Federatën Botërore të Futbollit.

Ëndrra amerikane “Pushtoi” edhe Kosovën


Nuk thuhet kot se Amerika është vendi i mundësive dhe vendi i ëndrrave. Këtë patëm rastin ta mësojmë edhe ne kosovarët kur 12 brucoshë të Universiteteve nga 19 dhe 20 vjet të cilët e dashurojnë basketbollin erdhën nga SHBA-të dhe i dhanë shkollë përfaqësueses tonë se si luhet kjo lojë e cila tek e fundit edhe lindjen e ka në Amerikë.
Ndeshja në mes të universitarëve amerikan dhe përfaqësues sonë ishte treguesi më i mirë se në Kosovë gjithçka është minimale dhe se gjithçka është vetëm duke mbijetuar.

Katari 36 milion për Guardiolën


Federata e Futbolli e Katarit thuhet se i ka ofruar Pep Guardiolës shifra astronomike prej 36 milionë eurove që të marrë për një vit drejtimin e përfaqësueses së këtij vendi.
Guardiola kishte thënë më herët se koha e tij në Barcelonë po përfundon dhe ish reprezentuesi i Spanjës pritet që të largohet nga blaugranët kur të skadojë kontrata e tij në vitin 2012.
Sheiku Hamad Bin Khalifa Bin Ahmad Al Thani pëlqen shumë spanjollin dhe e sheh atë si njeriun e duhur për të ndihmuar futbollin e Katarit dhe ta ngrejë atë në nivel tjetër.

24 tituj për 17 vjet karrierë, ja çfarë la pas Paul Scholes


Mesfushori legjendar i Manchester United, paul Scholes përfundimisht i ka dhënë fund karrierës së tij të gjatë dhe të suksesshme si futbollist aktiv.
Scholes i cili është një produkt i akademisë së Manchesterit ishte pjesë e grupit të famshëm të mesit të viteve 90-ta, dhe që atëherë ka luajtur më shumë se 650 ndeshje për djajtë e kuq. Ai njihet si një ndër futbollistët më të mirë anglez të gjeneratës së tij.

Hamsik ose Bale do të veshin bluzen e Milanit

Si gjithmonë, Allegri është i qartë dhe e di atë që ai dëshiron. Trajneri i Milanit i ka bërë kërkesë drejtuesve të Milanit për të transferuar në Itali një nga mesfushorët Hamsik ose Bale. 

Özil mbreti "Asis" në Europë

Mesut Özil është shpallur nga UEFA si lojtari më i mirë i sezonit 2010/2011 për asist. Mesfushori i Real Madridit ka bërë jo pak por plot 26 asist në këtë sezon futbollistik duke lënë pas vetes emra të mëdhenj. 

Fiorentina dhe Napoli pas Cassanos

Antonio Cassano edhe pse ka rinovuar kontratën e tij me Milanin përsëri është vënë në qendër të vëmendjes nga skuadrat italiane për tu transferuar gjatë merkatos së verës. 

Barcelona Kampione e Evropes

Mbaroi ndeshja e shum pritur dhe fituesit e ketij sezoni ne Ligen e Kampioneve jane FC BARCELONA .

Barcelona VS Manchester UTD Formacionet para ndeshjes


“Aktiv” ju  sjell formacionet e finalës së ligës së kampinëve në mes Barcelones dhe Manchester UTD

Guardiola: Barcelona nuk është më e mira në botë

Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, ka thënë dje se nuk mendon se skuadra e tij është më e mira në historinë e futbollit. Siç dihet Barcelona do të luajë sonte kundrejt United por Guardiola nuk ka dashur ti bëjë elozhe skuadrës së tij. 

Largohet rreziku i vullkanit, tifozët spanjoll në masë

Në Islandë situata po kthehet nën kontroll. Tifozët spanjollë do të jenë në masë sot në “Wembley”. Duke ditur se kohët e fundit vullkani i njohur mendohej të shfaqte probleme për tifozerinë e Barcelonës. 

Bale rinovon me Tottenham

Gareth Bale, i shumë kërkuari i merkatos së verës i ka mbyllur dyert çdo skuadreje Europiane pasi ai ka rinovuar një kontratë të re me skuadrën e tij aktuale të Tottenham Hotspur deri më 2015. 

Altetico Madrid mendon për Ronaldinhon

Duke ditur që Forlan dhe Aguero janë në prag të largimit, Atletico Madrid po mendon në mënyrë të shpejtë për të blerë zëvendësuesin e sulmuesve të saj në merkaton e verës. 

Ferguson: Mourinho më uroi fat

Sir Alex Ferguson në konferencën e mbajtur sot është shprehur se ka folur me Jose Mourinhon me anë të telefonit rreth finales së nesërme të cilën do të luajmë kundrejt skuadrës së Barcelonës.