Kampioni i ri polak, Wisla Krakow është jashtëzakonisht i interesuar për shërbimet e sulmuesit holandez tashmë 35 vjeçar, Ruud van Nistelrooy.
Kampionët polakë janë në zor për një sulmues me përvojë, për të arritur sa më larg në Ligën e kampionëve dhe kështu janë të gatshëm që të japin 1 milion euro për një stinor.
Krerët e Wislas kanë shpresa të mëdha që të sjellin në radhët e veta Van Nistelrooy, pasi që prej verës së shkuar trajner i ekipit është holandezi Robert Maaskant, e së bashku më të ka arritur edhe ish-lojtari i kombëtares holandeze, Stan Valckx, i cili përndryshe është mik i mirë i Van Nistelrooy.
Sulmuesit të njohur holandez këtë verë i skadon kontrata me ekipin gjerman, Hamburger.