Besa, kampione e futsallit


Futbollistët e Besës së Pejës janë kampionë të Kosovës në futsall për edicionin 2010/2011, pasi edhe në ndeshjen e dytë finale kanë mposhtur ekipin e Feniksit me rezultat 4:3.
Ndeshja e kthimit u zhvillua në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren në praninë e afro 1000 shikuesve, kurse gjyqtarë ishin H. Hajdari e A. Hoxha.

Pejanët kishin epërsi prej tre golave 4:1, ndërkohë që nga fundi i ndeshjes prizrenasit ngushtuan atë në 4:3, por nuk arritën të bëjnë kthesë, kështu që titulli me meritë shkoi në Pejë.
Golat për Besën i shënuan Kelmendi, Vukçeviq, A. Rexha dhe Vokshi, kurse për Feniksin shënuan Mejzini, Alibegu dhe A. Iballi. Është kjo hera e parë që skuadra e Besës shpallet kampion i Kosovës, kurse para tyre këtë epitet e morën Bamboo dhe Feniksi.