Schwarzenegger mban unazën e martesës

Edhe pse Schwarzenegger ka punësuar avokatin e tij të divorcit, ai nuk duket se është i gatshëm t′i japë fund martesës së tij.

2pac është gjallë?!

Një prej reperëve më prominentë në histori të muzikës, Tupac Shakur është gjetur shëndoshë e mirë në Zelandën e Re, njoftojnë mediat lokale nga shteti oqeanik.

50 Cent dëshiron ta tejkalojë veten

Reperi 50 Cent është tejet i angazhuar në realizmin e albumit të ri, pasi që dëshiron të tejkalojë suksesin e albumit të tij debutues “Get Rich Or Die Tryin’”.

Propozim martese për Gagan nëpërmjet Twitter-it

Tani që Lady Gaga është e disponueshme, Jose Canseco, ish-lojtar bejzbolli, është në pritje të një reagimi nga ajo.

Xhemi Shehu bëhet nënë për herë të parë

Bukuroshja e ekranit Top Channel, Xhemi Shehu, ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë.

15-vjeçarja që fiton 30,000 euro në ditë!

Abigail Breslin akoma nuk e ka mbaruar shkollën e mesme dhe po fiton më shumë para në një ditë, se sa shumë amerikanë marrin në një vit. 

Marihuana me emrin e Bieberit

Ylli i adoleshentëve, Justin Bieber, ditëve të fundit është zemëruar pasi ka dëgjuar se në treg është paraqitur një lloj i ri i marihuanës me emrin e tij.

Spears dobësohet për "hakmarrje"

Sekreti i Britney Spears për humbjen e shpejtë të kilogramëve duket se është ish-burri i saj, Kevin Federline. Kur vendosi të rikthehej në skenë, këngëtarja u dobësua për inat të tij. 

Lady Gaga nuk e kërkon dashurinë

Lady Gaga, Foto: Getty Images
Lady Gaga mendon se dashuria vjen në momentet më të pa pritura dhe se ajo kurrë nuk do të vihej në kërkim të një romance të re.

Rikthimi i Unikkatilit, të shtunën?!

Rebel a.k.a Unikkatil
Ditë më parë kemi raportuar se një prej reperëve më të mëdhenj shqiptar, Rebel a.k.a Unikkatil do të rikthehet në skenë si pjesë e disa bashkëpunimeve, mirëpo rikthimi i mbretit të repit pritet të ndodhë më shpejtë nga sa është pritur.

Tom Hanks, fans i American Idol

Tom Hanks është një admirues i American Idol! Hanks beson se Haley Reinhart duhet të kishte qënë kampionia e sezonit të 10-të dhe thotë se ai ishte aq i sigurt në aftësitë e 20 vjeçares sa që ai votoi për të gjatë tre raundëve kryesore të javës së fundit- vota e tij e parë në historinë e American Idol. 

Rihanna "injoron" Justin Bieber

Thuhet se Rihanna e ka trajtuar me ftohtësi këngëtarin kanadez Justin Bieber në Billboard Music Awards, pasi 17-vjeçarit nuk iu lejua të komunikonte me të nga truprojat e saj. 

Noizy i dashuruar pas Rozana Radit

Kohët e fundit reperi i njohur nga Shqipëria, Noizy është duke u bërë gjithnjë e më shumë pjesë e faqeve rozë me historitë e tij të dashurisë... 

"Top Fest 8", përjashtohet Samanta Karavella

Këngëtarja simpatike,Samanta Karavella mendohej se do të largohej me një çmim të rëndësishëm nga ky edicion i tetë i "Top Fest"-it, por nga sa është mësuar, kjo gjë nuk do të jetë e mundur. 

Mentori xheloz, Albëria i merr leje për çdo klip

Jo gjithnjë paraqitjet e këngëtareve tona janë aq të zakonshme dhe pa probleme dhe me të drejtë publiku pyet nëse bashkëshortët e kanë problem që gratë e tyre të dalin nëpër ekrane dhe evente, sidomos kur janë shumë seksi

Genc Salihu, fitues i Videofestit


Genc Salihu dhe kënga e tij Rrugëve, ka rrëmbyer çmimet kryesore në natën e ndarjes së tyre në edicionin e 9-të me radhë të Videofestit qe u mbajt në Prishtinë. Video klipi Rrugëve u vlerësua për kategorinë si video spoti më i mirë në konkurrencën Rock, me regjin më të mirë, video spoti më i mirë në konkurrencën e meshkujve, si dhe doli fitues në kategorinë kryesor atë të video klipit më të mirë të vitit. Nata e ndarjes së çmimeve kalojë pa ndonjë befasi, pasi fituesit nëpër kategori ishin edhe favorit për të rrëmbyer çmimet. Në edicionin e 9-të, juria profesional ka zgjedhur 30 nga 130 klipe sa ishin në garë, të cilët më pas u ndanë në kategori. Më poshtë janë fituesit sipas kategorive në Videofest 2011./aktiv/

Fituesit sipas kategorive në Videofest 2011:

Video Sporti më i mirë në zhanrin Hip – Hop Tingulli 3nt & Flori – Ani syn Video Spoti më i mirë në konkurrencën Best New Artist Dafina Rexhepi feat Mc Kresha – Delcios Video Sporti më i mirë në konkurrencën RNB Dafina Zeqiri feat Ledri – Ti pom pëlqen Video Spoti më i mirë në konkurrencën Rock Genc Salihu – Rrugëve Video Spoti më i mirë në konkurrencën e grupeve Blla Blla Blla – Kujt i bie Video Spoti me stylingun më të mirë Dafina Zeqiri & Ledri – Ti pom pëlqen Video Spoti me regjinë më të mirë Genc Salihu- Rrugëve Video Spoti më i mirë në zhanrin Pop & Folk Alberi Hadergjonaj- Kur nuk shkon nuk shkon Video Spoti më i mirë në duet Vedat Ademi & Rrezarta Shkurta – Do iki larg Video Spot më performancën më të mirë Besa Kokdhima- Kalorësi i natës Cmimi i Organizatorit Nora Istrefi & TDS- Ka je ka je Video Spot më i mirë në konkurrencën e meshkujve Genc Salhiu – Rrugëve Video Spoti më i mirë i zhanrit Pop Vedat Ademi & Rrezarta Shkurta – Do iki larg Video Spoti më i klikuar në Youtube Dr Flori & Aurela Gace & Marseli – Origjinale Video Spoti më i mirë në konkurencën e femrave Argjentina Ramosaj- Perfekt

Mila Kunis rifiton shumë shpejt kilet e humbura


Mila Kunis, aktorja protagoniste në filmin Black Swan së bashku me Natalie Portman, deklaroi se ka rifituar shumë shpejt kilet që humbi për të interpretuar në film si një balerinë. “Punova 7 muaj për tu dobësuar që të ngjaja si balerinat e vërteta dhe mu deshën vetëm 5 ditë për t’i rifituar përsëri kilet”, u shpreh Kunis. “Bëja stërvitje 4 orë në ditë gjatë 7 ditëve të javës për disa muaj. Përveç kësaj merrja mësime baleti. Në fund peshoja më pak se 50 kg. Isha bërë kockë e lëkurë edhe pse në fotot e promovimit të filmit dukeshim të gjithë shumë mirë”, shtoi aktorja me origjinë nga Ukraina./aktiv

Lady Gaga, 10 milionë mbështetës në Twitter


Këngëtarja e famshme Lady Gaga është personi i parë që ka mbledhur 10 milionë fansa në Twitter. Këngëtarja me stilin e saj paksa të çuditshëm është një nga më të njohurat në ditët e sotme. Ajo tashmë ka mbi 10 milionë fansa vetëm në Twitter dhe është e para në botë që ka arritur këtë shifër, transmetojnë mediat amerikane. Lady Gaga ishte personi i parë me 9 milionë mbështetës në Twitter, dhe si rezultat i kësaj edhe personi më i famshëm në këtë rrjet social. Personi që zë vendin e dytë si më i ndjekuri në Twitter është këngëtari Justin Bieber, i cili ka 9.65 milionë mbështetës.

/aktiv

Rihanna dhe Chris Brown ndjekin njëri-tjetrin në Twitter

Rihanna

Rihanna dhe Chris Brown mund të mos jenë bashkuar përsëri, por ata janë të lidhur virtualisht. TMZ ka zbuluar se dy ish të dashuruarit së fundmi kanë filluar të ndjekin njëri-tjetrin në Twitter.

Natyrisht kjo është gjë e madhe për relacionet e tyre, kur dihet shumë mirë se çfarë ka ndodhur në të kaluarën . Megjithatë, kjo nuk mund të konsiderohet si arsye për të spekuluar për një ribashkim, duke marrë parasysh se në Twitter nuk mund të bisedosh, por thjeshtë të shikosh çfarë shkruan me 140 shkronja ai që ndjek ti.

Dhe Rihanna reagoi shpejtë për ta mohuar ribashkimin, pasi një fans i saj e pyeti në Twitter nëse ka rivënë marrëdhëniet me Brown.

“Është i mallkuari Twitter. Qetësohuni”, theksoi Rihanna.