Abigail Breslin akoma nuk e ka mbaruar shkollën e mesme dhe po fiton më shumë para në një ditë, se sa shumë amerikanë marrin në një vit.
Aktorja 15-vjeçare momentalisht paraqitet në filmin "Mbrëmja e Vitit të Ri" (New Year′s Eve) dhe ka arritur të përfitojë një shumë të madhe parash.
Ajo fiton një shumë të pabesueshme brenda një dite 30 mijë euro. Menaxheri i Abigail ka bërë një marrëveshje që ajo të përfitojë nga 30 mijë euro në ditë për çdo xhirim post-produksioni. Për këtë shumë ajo brenda ditës xhiron vetëm disa skena dhe puna e saj nuk është aq e vështirë.
Sipas raportimeve të mediave të huaja, që i transmeton portali "24ur", fitimet e kësaj aktoreje janë të pabesueshme. Ajo në fillim të vitit, për një prej filmave të saj të mëparshëm, ka marrë 75 mijë euro. Megjithë moshën shumë të re, Abigail është duke u paraqitur në filmin e saj të 29-të, kurse famën e krijoi me filmin Litlle Miss Sunshine, që u shfaq në vitin 2006.
Në filmin më të ri, Abigail Breslin luan rolin e vajzës së Sarah Jessica Parker (Kate), e cila merret pak si tepër me fëmijën e saj dhe praktikisht atë e ka të vetmen mike.
Në këtë film do të luajnë edhe aktorët e tjerë të njohur, si Robert De Niro, Michelle Pfeiffer, Katherine Heigl, Zac Efron, Taylor Swift, Halle Berry dhe Anne Hathaway. /aktiv