Presidentja Atifete Jahjaga, u takua të premten mbrëma me presidentin e SHBA-ve, Barack Obama në Samitin e liderëve të Evropës Qendrore, që po i zhvillon punimet në Varshavë.
Presidentja Jahjaga në një darkë pune me liderët në këtë samit ka thënë se Kosova e përmbyll procesin e shpërbërjes së ish-Jugosllavisë, një proces që la pasoja për të gjithë popujt e këtij rajoni.
“Roli i SHBA-së në Ballkan ka qenë në mënyrë të vazhdueshme jetik për stabilitetin dhe paqen në rajon dhe për demokratizimin e shtetndërtimin e secilit shtet. Kosova si vendi më i ri në Evropë është duke ndërtuar shoqëri humane të bazuar në barazi, rend dhe ligj. Në këtë rrugë përkrahja e SHBA-së është me rëndësi vitale”, ka thënë Jahjaga.
“Si femër dhe si presidente e Republikës së Kosovës, jam dëshmi e barazisë gjinore që ekziston në Kosovë dhe kam mbështetjen nga i gjithë spektri politik dhe nga të gjithë qytetarët pa marrë parasysh përkatësinë kombëtare, fetare, racore a dallime të tjera”, ka thënë mes tjerash presidentja Jahjaga. /aktiv