Mustafa po përgatit "qeverinë në hije"

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa po përgatit një ekip që do t’i “kundërvihet” Qeverisë Thaçi. Bëhet fjalë për “qeveri në hije” që partia më e madhe opozitare është duke formuar. 

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa e ka konfirmuar lajmin, ndërkohë ka njoftuar për përbërjen.

“LDK ka angazhuar ekspertë për formimin e kësaj qeverie në hije, që të zvogëloj mandatin e ‘Qeverisë Thaçi 2’”, ka thënë Mustafa, njofton Kosovainfo. 
Mustafa ka folur edhe për reformat në LDK. 

“LDK do të ketë reforma brenda kësaj partie ku do të inkuadrohen anëtarë të rinj në struktura të ndryshme të kësaj partie, duke mos anashkaluar anëtarë të tjerë që kanë mbi 20 vite që kanë kontribuuar në këtë parti”, ka thënë Mustafa. /aktiv