Austriaku Daniel Köllerer më kurrë nuk do të luajë tenis. Kështu ka vendosur Shoqata e Tenistëve Profesionistë (TIU), pasi që më parë gjykata e kishte shpallur si fajtor tensitin austriak për shkak të kurdisjeve të meçeve.
Köllererin (27) ishte ngarkuar në tri akuza, për kurdisjen e meçeve të tenisit, shtyrjen e lojtarëve të tjerë që mos të angazhoheshin shumë dhe për ndikim negativ të personave të tretë që të pengojnë lojën e tenistëve.
“Kjo është shokuese. Nuk ma merr mednja se prokuroria ka fakte. Do të ankohemi në këtë vendim”, tha menaxheri i Köllererit, Manfred Nareyka. Që prej vitit 2008, TIU-ja ka akuzuar 12 lojtarë për shkak të thyrejes së ligjit.