Blatter rizgjidhet president i FIFA-s


Federata Botërore e Futbollit ka rizgjedhur president Sepp Blatter, i cili ishte i vetmi kandidat për këtë post.
Zvicerani 75-vjeçar mban këtë pozicion nga viti 1998.
Ai ka marrë 186 vota nga 203 delegatët e pranishëm në Kongresin e FIFA-s.
Votimi është mbajtur me gjithë kërkesën e Anglisë për shtyrje, për shkak të skandaleve për korrupsion që kanë tronditur Federatën Botërore të Futbollit.