Në botimin e ri të librit të “Guiness-it” për “gejmera” dominion “Apple”, dhe atë në disa kategori. iPhone 4 është futur në mesin rekorderëve si “konsola” më e shpejtë e shitur (1.5 milionë copë që në ditën e parë). Sa për krahasim, “Sony” PlayStation-in në vitin 2005 e ka shitur në 200 mijë copë, ndërsa “DS” në vitin 2004 me Nintendo-n arriti që për një ditë t’i shesë 500 copë të kësaj pajisje.
Asnjëri nga këta nuk ka arritur të gjejë rrugën deri në tregun e telefonave të mençur. App Store është shpallur tregu më i popullarizuar me aplikacione, me 10 miliardë shkarkime që nga fillimi i këtij shërbim në korrik të vitit 2008. Atëherë u fillua me 145 tituj, kurse momentalisht janë rreth 260 mijë sosh. Tregu online i “Apple-s” po ashtu ofron lojëra për shkarkime, më shumë se 37 mijë.
Konkurrencën e mposhti plotësisht, pasi që “Steam” në katalogun e tij i ka rreth 1100 tituj, “Xbox Live Indie Arcade” diçka më shumë se 1300, ndërsa “Japanese Virtual Console” (Wii tregu) vetëm 576. Angry Birds është shpallur si loja më e shitur dhe nga dhjetori i vitit 2009 është shkarkuar më shumë se 6.5 milionë herë.
Plants vs. Zombies është shpallur strategjia më së shpejti e shitur për iPhone/iPad, falë më shumë se 300 mijë shkarkimeve të paguara në dhjetë ditët e para, në shkurt të vitit të kaluar. Njëherësh, kjo është loja strategjike e cila i solli fitimin më të madh në historinë e saj, App Store-s dhe kështu për më pak se një javë në llogari të “PopCap-it” arritën më shumë se një milionë dollarë.