Hakerët shqiptarë, sulmojnë Qeverinë e Kosovës


Të dielën mbrëma, rreth orës 12 pasmesnate, disa hakerë shqiptarë kanë sulmuar disa ueb-faqe qeveritare, duke shprehur kështu pakënaqësinë e tyre në lidhje me Qeverinë Thaçi dhe me Misionin e Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë, EULEX.

Grupi i quajtur “Kosova Hacker’s Security”, kanë ndërmarr një sulm kibernetik, duke vendosur kështu disa porosi nëpër disa nga faqet zyrtare të ministrive dhe departamenteve ministrore, përmes së cilave kanë shprehur pakënaqësinë që ata ndjejnë ndaj politikanëve vendorë si dhe ndaj politikës që po ushtron misioni evropian, EULEX.
Ndryshe, ky grup hakerësh është i njohur për sulmet e tyre ndaj disa ueb-faqeve zyrtare e private të Serbisë sikurse që njihen edhe për mbrojtjen e ueb-faqeve zyrtare shqiptare.
Në indekset e ueb-faqeve zyrtare të Kosovës, “Kosova Hacker’s Sevurity” kanë vendosur këtë porosi: “T’Fala Qeveris Thaqi > Go Out Eulex”.
Disa nga faqet zyrtare qeveritare të sulmuara të dielën mbrëma:
Ministria e Administrates Publike
www.map.rks-gov.net
Ministria e Punes Dhe Mireqenies Sociale
www.mpms.rks-gov.net
Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës i Kosovës
www.kpmk.rks-gov.net/index.html
IKAP - Instituti i Kosovës për Administratë Publike
www.ikap.rks-gov.net
Dogana e Kosoves
http://dogana.rks-gov.net/index.html
Faqja zyrtare e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik të Kosovës
www.krpp.rks-gov.net
Zyra e Auditorit te Pergjithshem
www.oag.rks-gov.net/index.html
Ministria e Administratës Publike
Departamenti për Regjistrim dhe Ndërlidhje me Organizatat
Joqeveritare ( OJQ)
www.ngo.rks-gov.net/index.html