Themeluesi i rrjetit më të madh social në internet “Facebook” Mark Zuckerberg njoftoi se ka krijuar një shërbim të ri të ashtuquajtur “Ambasadorë”, e cila do të ketë funksionin e njejtë sikur ambasadat reale.
Facebook gjithashtu njoftoi se përveç tjerave shtetin më të ri në botë Kosovën e ka futur në listën e shteteve nga ku përdoruesit mund të regjistrohen si shtetas kosovarë, thuhet në një artikull të magazinës prestigjioze Slate.
Mark Zuckerberg kishte theksuar se, edhe pse vetëm një e treta e shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara kanë njohur pavarsinë e Kosovës, përsëri përdoruesit kosovarë në rrjetet sociale në internet duhet të kenë mundësin e tyre për të deklaruar nënshtetësinë e tyre. AKTIV