Urgjentisht ndryshojeni fjalëkalimin në Facebook


Ekspertët nga “Symantec” i paralajmëruan rreth 500 milionë përdorues të “Facebook-ut” që ky rrjet shoqëror rastësisht, “palëve të treta” ia mundësoi qasjen në të dhënat private, fotografi. Në këtë mënyrë “pala e tretë” mund të lë porosi në murin (wall-in) tuaj. Kështu edhe pse investohet punë dhe mundim i madh që të mbrohet privatësia e përdoruesve të rrjetit shoqëror “Facebook”, duket se ata kanë lëshuar një gabim.

Siç thamë edhe më lart ekspertët nga “Symantec-u” paralajmërojnë se janë komprometuar të dhënat e 500 milionë përdoruesve të “Facebook-ut” dhe pohon se përgjegjësit e këtij rrjeti shoqëror “rastësisht” i mundësuan “palës së tretë” të kenë qasje në të dhënat e numërta. Pohohet se qasje në të dhënat private të miliona përdoruesve kanë pasur firmat reklamuese, rrjetet analitike dhe personat tjerë të cilët e zbuluan këtë lëshim dhe për të cilin shkruan edhe shumë medie të huaja.
“Symantec” i ftoi përdoruesit e “Facebook-ut” që sa më parë të ndryshojnë fjalëkalimin në llogarinë e tyre, ndërsa nga rrjeti “Facebook” u tha se nuk ka nevojë për panik se tashmë e kanë evituar këtë gabim i cili i kishte rrezikuar të dhënat e përdoruesve për më shumë se një vjet.
Edhe pse “Facebook” e përmirësoi lëshimin, paralajmërohet nga “Symantec”, se nëse dikush ka arritur deri te të dhënat tuaja edhe më tutje e ka qasjen e lirë, dhe se “ilaçi” i vetëm është pikërisht ndryshimi i fjalëkalimit.