Alfa është duke përgatitur SUV sportiv


Prodhuesi “Alfa” do të hyjë në tregun fitimprurës të SUV-vë vitin e ardhshëm kur blerësve do t’ua ofrojmë modelin C-SUV. C-SUV do të jetë Alfa e parë e re që nga Giulietta, ndërsa burimet pohojnë që prodhimi i tij do t’i besohet fabrikës së “Fiat-it”, asaj Mirafiori në Torino.

Ky model do të prodhohet në platformën modulare të Fiat-it “Compact Plus Global”. Bëhet fjalë në të vërtetë në platformën e zgjatur të Giulietta-s e cila mund të mbështet edhe tërheqjen në të katër rrotat, ndërsa në ofertë do të jetë edhe versioni me tërheqjen në rrotat e parme.
Theksi do të bie në aftësitë dinamike të ngasjes, kështu që “të brendshmit” paralajmërojnë masën relativisht të vogël, pezullimin e rregulluar optimalisht (“MacPherson”-para dhe “multi-link”-prapa) dhe motoriken e fuqishme dhe kursimtare. Motorikën e kësaj makine do ta përbëjnë motori i ri me benzinë 1750 TC GDI me rreth 200 KF dhe motori 2.0-litra JTD me 140 KF.
Nga ana tjetër majën e ofertës do të duhet ta përbënte motori 3.3-litra me benzinë V6 me 280 KF dhe dy motor me naftë 3.0-litra V6 me 220 dhe 250 KF. Dizajni i këtij automobili do t’i përshtatet pjesës së tjetër të ofertës së “Alfa-s”, kështu që do të presim karakteristikat e zakonshme të kësaj kompanie sikur maska dalluese, dritat e të ngjashme.