Vazhdon greva e ish luftetarve te uçk-ës

Vazhdon greva e Ish-luftëtarët e UCK-së në të cilët kanë hyrë sot në ditën e tretë të grevës së urisë, me kushtet shëndetësore të rënduara.
Anëtarë të Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut,kanë vizituar këtë të hënë grevistët dhe kanë denoncuar kushtet e rënda në të cilat po mbahet greva.

Protestuesve i janë bashkuar sot edhe shtatë anëtarë të Këshillit Organizativ të Grevistëve.

Ndërsa gatishmërinë për të hyrë në të e kanë shprehur edhe rreth 130 ish-anëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ata vazhdojnë të kërkojnë miratimin sa më shpejt të ligjit për veteranët e UCK-së, të cilët pas përfundimit të luftës kanë mbetur pa asnjë mbështetje financiare./aktiv