Daçiq: Kosovën, ta ndajmë me Shqipërinë


Zëvendëskryeministri serb, Ivica Daçiq, njëherësh ministër i Punëve të Brendshme, ka thënë se Serbia ka bërë gabim të madh, ngase për Kosovën nuk ka biseduar me Shqipërinë, ndërsa sërish ka potencuar se Kosova duhet të ndahet midis Serbisë dhe Shqipërisë.

“Është e nevojshme të përcaktimit të vijës kufitare midis Serbisë dhe Shqipërisë, dhe ky është opsion real. Serbia nuk është dashur të pranojë askënd tjetër si negociator përpos Shqipërisë. A vërtet jemi naivë të mendojmë se Kosova do të ekzistojë si e pavarur, shtet i pavarur?”, ka thënë Daçiq në intervistë për javoren beogradase NIN, raporton Telegrafi.
Sipas tij, Serbia me luftë ka tentuar të mbrojë Kosovën dhe nuk ia ka dal, ndërsa tash duhet të flitet për ndarje kufijsh “që të mos bëhet vonë”.
“Kjo do të thotë se duhet të bëhet koleksion në kufirin midis dy shteteve fqinje – Serbisë dhe Shqipërisë. Nuk janë shqiptarët popull tjetër në Prishtinë dhe Tiranë”, ka thënë Daçiq, i cili është edhe kryetar i SPS, partisë së Slobodan Milosheviqit.
Ai ka supozuar se Kosova do t’i bashkohet Shqipërisë, gjë të cilën do ta bënte edhe Republika Srpska me Serbinë.
Në këtë intervistë Daqiç ka vlerësuar se dialogu midis Prishtinës dhe Beogradit nuk do të zgjidhë çështjen thelbësore për shkak të qëndrimit të BE-së dhe SHBA-ve dhe se pika më e lartë e bisedimeve do të jetë “një lloj autonomie speciale për serbët në veri të Kosovës”.