Prishtinë, 3 qershor – Ministri i FSK-së, Agim Çeku, ka vendosur që të heshtë rreth projektmemorandumit të ministrisë së tij dhe asaj të Punëve të Brendshme, e cila do të mundësonte përdorimin e Forcës së Sigurisë për t`i kontrolluar turmat dhe protestat e mundshme.
Gazeta ka provuar gjatë gjithë ditës që të bjerë në kontakt me ministrin, por janë përgjigjur këshilltarët e tij, të cilët nuk janë prezantuar dhe kanë thënë se “ministri nuk është i gatshëm të flasë për projektmemorandumin”.
Vetëm pak fjalë ka thënë edhe ministri tjetër, që bashkë me Çekun e ka planifikuar memorandumin, ai i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi.
Duke u arsyetuar se është i zënë, ministri i Punëve të Brendshme është munduar që ta zhvlerësojë rëndësinë e projektmemorandumit të publikuar një ditë më parë në “Kohën Ditore”. Ministri i Punëve të Brendshme ka thënë se projektmemorandumi i publikuar në gazetë është vetëm një ide fillestare.
“Ai dokument ka qenë vetëm një propozim fillestar. Do të përmirësohet dhe do të riformulohet. Natyrisht se për memorandumin do të pyetet edhe Këshilli i Sigurisë i Kosovës”, ka thënë ministri Rexhepi.
E kur është pyetur nëse riformulimi do të përmirësojë pjesët për angazhimin e FSK-së edhe në punë policore, Rexhepi ka thënë se për këtë do të pyetet Këshilli i Sigurisë i Kosovës.
“Unë nuk mund të paragjykoj sesi do të duket memorandumi final, por projektin e tij, para se të zyrtarizohet, do ta keni edhe ju”, ka thënë Rexhepi.
Gazeta ka publikuar një ditë më parë një memorandum të çuditshëm mes dy ministrive, i cili synon që të obligojë Forcën e Sigurisë të Kosovës që të ndihmojë qeverinë, gjegjësisht Ministrinë e Punëve të Brendshme në “aktivitetet për realizimin e misionit të saj”.
Por përderisa njëri ministër ka vendosur të heshtë e tjetri ta zhvlerësojë projektmemorandumin, krejt tjera reagime kanë dhënë përfaqësuesit ndërkombëtarë në Kosovë. Ata janë shprehur të shqetësuar, për shkak të mungesës së bazës ligjore që FSK-ja të bëjë një gjë të tillë, por edhe me faktin se ushtria angazhohet për të kontrolluar protestuesit dhe turmat në rrugë vetëm në vendet jodemokratike. Në ato demokratike, një gjë e tillë ndodh vetëm kur vendi është në gjendje të jashtëzakonshme ose gjendje lufte.

Sipas memorandumit, Forca e Sigurisë e Kosovës do të angazhohet edhe në “arrestimin e delikuentëve dhe mbajtjen e tyre derisa t’i dorëzohen policisë”, por edhe për “menaxhimin e situatave që dalin jashtë kontrollit” dhe “kontrollimin e turmave në rrugë dhe në tubime”.
Kështu, ende pa e shpallur ushtri, marrëveshja, pretendon t`i japë FSK-së kompetenca që si forcë aktuale, por edhe si ushtri e ardhshme të vërë kontrollin në rast të protestave. Nëse ushtria e ardhshme e Kosovës do të vlerësonte dikë si delikuent, do të ketë të drejtën sipas kësaj marrëveshjeje që ta arrestojë të dyshuarin dhe ta mbajë atë derisa t’ia dorëzojë Policisë. Memorandumi do t`i japë FSK-së kompetenca policore, përderisa forca ende nuk e ka kryer as procesin e arritjes së kapaciteteve të plota dhe pavarësimit nga KFOR-i, në mënyrë që të zyrtarizohet si ushtri e Republikës.
Zëdhënësi i KFOR-it, Hans-Dieter Wichter, ka thënë se marrëveshjet dhe aranzhmanet aktuale nuk i lejojnë FSK-së që të merret me kontrolle turmash apo protestash.
Zyra Civile Ndërkombëtare, që mbikëqyr pavarësinë dhe zbatimin e Pakos së Ahtisaarit, ka tërhequr vërejtjet se FSK-ja nuk mund t`i tejkalojë kopmpetencat që i janë parashikuar nga ish-presidenti finlandez Marti Ahtisaari (gjerësisht mund të lexoni sot në “Kohën Ditore”).