Zyrtare: Shqipëria miqësore me Messin


Tashmë është realitet. Shqipëria do të zhvillojë në datën 20 qershor një miqësore luksi ndaj Argjentinës së Lionel Messit.

Sportnet raporton se lajmi u bë zyrtar gjatë ditës së sotme burime të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Ndeshja do të luhet në datën 20 qershor, në stadiumin "Monumental" të Buenos Aires.

Miqësorja do të jetë prova e fundit e kombëtares argjentinase, përpara se Messi me shokë të debutojnë në Kupën e Amerikës./aktiv