Hazard: Dua të nënshkruaj me një top klub


Eden Hazard i skuadrës i Lille i cili tashmë ka filluar të tërheq vëmendjen e top-klubeve Europiane ka thënë se ai do të largohet nga klubi i tij aktual vetëm në drejtim të ndonjë klubi të madh.

“Unë dua të luaj në një klub të madh. Në Itali ne dimë se ka shumë të tilla. Unë nuk kam preferenca. Për momentin unë jam te Lille dhe gjëra tjera vijnë më pas” deklaroi Hazard

Për Interesimin e Hazard foli edhe presidenti i Interit, Moratti i cili deklaroj: “Kam lexuar se cka ka thënë lojtari. Ai është padyshim një nga lojtarët që ne po e kërkojmë. Por e ndjej që sa herë që falim për të, atij i rritet cmimi” tha Moratti për shtypin italian./aktiv