Nils Petersen është futbollist i Bayernit të Mynihut. Sulmuesi, 22 vjeç, vjen nga Energie Cottbus me të cilin ka marrë titullin e golashënuesit më të mirë në divizionin e dytë gjerman me 25 gola. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat gjermane. Petersen, që ka kushtuar 2,5 milionë euro, ka firmosur një kontratë tre vjeçare dhe do të jetë në dispozicion të klubit gjerman duke filluar nga 1 korriku./aktiv