Qeveria e dështimeve "Thaçi 2"


Drejtues të partive të opozitës kosovare si dhe analistë politikë kanë deklaruar se tremujori i Qeverisë së Kosovës është karakterizuar vetëm me dështime. Edhe një javë duhet që të mbushet njëqind ditëshi i parë i qeverisë “Thaçi 2”, periudhe kjo e cila konsiderohet si e mjaftueshme për të matur punën apo dështimin e një ekzekutivi, duke se qeveria e Kosovës vetëm ka dështuar, pa arrit asnjë sukses. Politika e jashtme, bisedimet me Serbinë, pa një axhendë të qartë, dhe jo transparenca e këtij procesi, nuk ka sjellë ndonjë sukses të dukshëm. Zhvillimi i dobët ekonomik dhe mos shtrirja e autoritetit në veri të vendit, konsiderohen si pikat, ku qeveria e drejtuar nga kryeministri Hashim Thaçi është treguar jashtëzakonisht e dobët. Personi i vetëm që flet me gazetarë në emër të qeverisë, zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, i ka thënë “Zërit” se nuk mund të prononcohet për 100-ditët, deri të plotësohet kjo shifër./aktiv