
Jahjaga ka përzgjedhur stafin e saj, i cili do ti shërbej gjatë mandatit si presidente, ndërsa emrat e ekipit të këshilltarëve tashmë janë publikuar edhe në faqen e internetit. 8 emra figurojnë si këshilltarë ku veç Ilir Dedës dhe Qëndrim Gashit që iu bashkuan ndër të parët, eshte dhe ai i Drejtoreshës Ekzekutive të KCSF-së, Venera Hajrullahu, me pozitën Këshilltare e posaçme. Ajo, më herët ka punuar edhe në Qeverinë e Kosovës, ku ka udhëhequr zyrën për Integrime Evropiane./aktiv