
Sot pritet të merret një vendim në lidhje më tabelat përmbledhëse të zgjedhjeve në Tiranë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të marrë këtë vendim sot, pavarësisht kërkesës së përfaqësuesve socialistë për daljen e një vendimi për Tiranën gjatë mbrëmjes së djeshme. Përsa i përket vendimit përfundimtar dhe shpalljes ë fituesit për Bashkinë e Tiranës,Kreu i KQZ-së, Arben Ristani, deklaroi se ky institucion do të ndërmarrë një vendim 48 orë pasi të mbërrijë edhe tabela e fundit nga KZAZ-ja./aktiv