
Britania e Madhe është përfshirë nga polemika të ashpra, pas një transmetimi të BBC. Kanali prestigjioz, gjatë një emisioni të darkës ka transmetuar filmimet e momenteve të fundit të një 84-vjeçari, i cili humbi jetën për shkak të kancerit. Në video tregoheshin familjarët e tij që i mbanin dorën në momentet e fundit. Dokumentari ishte përgatitur për dy muajt e fundit të jetës së 84-vjeçarit, i cili, i vetëdijshmë për vdekjen e tij, deklaronte për BBC-në se donte që të kujtohej dhe mbahej mend si një baba i mirë, bashkëshort i ndershëm dhe i mirë dhe një gjysh gjithashtu i mirë. Britanikët e akuzojnë BBC-në për mungesë ndjeshmërie në lidhje me transmetimin e këtij dokumentari. BBC është mbrojtur, duke thënë se nuk mund të tërhiqet, vetëm pse bëhet fjalë për një temë të vështirë, siç është ajo e vdekjes./aktiv