Vrasje për parking

Një mosmarrëveshje në trafik ka përfunduar fatalisht për P. O. (30-vjeçar) nga Prishtina, ndërsa vëllai i tij ka marrë lëndime pas therjes me thikë.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Lidhja e Lezhës” në Prishtinë, dje rreth orës 17:30, ka saktësuar policia.

Burime nga policia saktësuan se dorasi, nga Shajkoci i Podujevës, është vetëdorëzuar sot në polici. Zënka mes sulmuesit dhe dy vëllezërve kishte nisur për një vend-parkimi.


“Pas një mosmarrëveshjeje në trafik, i dyshuari mashkull... ther me thikë dy viktima, meshkuj kosovarë shqiptarë. Si pasojë e lëndimeve të rënda trupore, njëri nga viktimat ndërron jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës”, ka njoftuar policia.

Trupi i pajetë, me vendim te prokurorit, është dërguar për obduksion.