Trajneri i Juventusit, Luigji del Neri, pas përfundimit të kampionatit italian në futboll do të largohet nga Torino.
Lajmi është konfirmuar të shtunën nga trajneri italian i “Zonjës së Vjetër”, i cili u ka thënë medieve se menaxhmenti i klubit ka bërë të ditur se pas ndeshjes së nesërme, të fundit në Serie A kundër Napolit, do të ndërpresë bashkëpunimin për shkak të rezultateve të dobëta.
Sipas mediave italiane, në vend të Del Neri në bankën e “zonjës së vjetër” do të vijë Antonio Konte, ish-lojtar i Juventusit.
Del Neri në Juventus erdhi verën e kaluar, ndërsa ekipi një xhiro para përfundimit të sezonit, renditet në vendin e shtatë me tri pikë më pak se sa ekipi i plasuar në vendin e gjashtë, Roma.