Shqipëria me Bosnjen në BE në 2025 kurse Kosovën me Serbia në 2014


Në një artikull mbi marredheniet e Ballkanit me institucionet europiane dhe besimit qe i eshte dhene Serbise, gazeta e njohur gjermane WELT, (online data 23 dhjetor) thotë mes të tjerash që Shqiperia mund të pranohet në BE ne vitin 2025 bashke me Bosnjen dhe Kosoven, kurse Serbia mund te hyje ne Union që ne vitin 2014.


Prej 19 dhjetorit, fqinjet tane Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia mund te levizin pa viza ne BE, nderkohe qe prej nentorit Parlamenti Evropian ka shqyrtuar një propozim të raporteres së posaçme për çështjen e vizave për vendet e Ballkanit Perëndimor për të përfshirë Shqipërinë dhe Bosnjen në regjimin pa viza të BE-së.
"Menjëherë sapo të plotësojnë kushtet" - eshte pergjigja lidhur me kete.
Autorja e propozimit, eurodeputetja sllovene, Tanja Fajon, tha në një intervistë për BBC-në se ajo shpresonte të arrihej një konsensus me Komisionin Evropian që Shqipëria e Bosnja të mos u nënshtrohen procedurave të gjata legjislative edhe njëherë, por ato të përfshihen në regjimin pa viza automatikisht sapo Komisioni të jetë i kënaqur se kanë plotësuar kushtet.
'Projekti i propozimit që unë kam paraqitur në komitetin e Parlamentit Evropian fillimisht mirëpret vendimin e Komisionit Evropian për heqjen e kërkesave për viza për Serbinë, Maqedoninë dhe Malin e Zi, duke filluar nga janari i vitit 2010, por në projektraportin tim unë po përpiqem të shtoj edhe Bosnjë e Hercegovinën dhe Shqipërinë në rregullat e propozuara nga Komisioni Evropian në korrik, kur këto dy vende u lanë jashtë. Unë besoj se është gjithashtu e nevojshme për t'u dërguar një mesazh shumë të fortë politik qytetarëve të këtyre dy vendeve se ato nuk janë lënë pas, dhe se kur qeveritë e tyre do të plotësojnë kushtet e nevojshme që kanë mbetur, të cilat kërkohen nga nga Komisioni Evropian, ne nuk do të humbasim kohë shtesë dhe Komisioni menjëherë të bëjë vlerësimin dhe të përpiqet të heqë kërkesën për viza. Pra, ne po përpiqemi që të mos humbasim kohë për të ndryshuar rregullin që tashmë ekziston - tha Fajon.