Vizita e Jahjagas në Maqedoni, ngjall debate



Vizita e presidentes së Kosovës Atifete Jahjaga në Maqedoni ka ngjallur debatet e faktorit politik në të dy vendet. Analistët politikë vlerësojnë se pozita e presidentit është serioze dhe duhet të respektohet me doemos protokolli. 

Kim Mehmeti analist politik nga Maqedonia, tha se është e pakuptimtë mënyra se si presidentja Jahjaga ka vendosur të vizitojë Maqedoninë. 

“Sikur të vinte edhe në një dasmë, apo të kishte ndonjë akraba të vetin, Presidenti është President. Nuk ulet në veturë edhe i thotë vozitësit, hajde të shkojmë deri në Tetovë, hajt e të vozitim edhe të kthehemi, sepse ka protokoll, ka gjana që kanë të bëjnë me Presidenten. Nuk kam dëgjuar President që ulet në veturë dhe të shkojë në Tetovë dhe ta bëjë një shëtitje, ta pijë një kafe me Ali Ahmetin”, ka thënë Mehmeti, për “Gazetën Express”. 

Zyra e presidentes e gjendur përball këtyre reagime, është munduar të arsyetohet me anë të një sqarimi dërguar medieve ku thuhet se vizita ishte private./aktiv