Piter Feith ka kritikuar ashpër misionin e EULEX-it në Kosovë. Feith, i cili tashmë është vetëm shef i ICO-së, për herë të parë publikisht akuzon EULEX-in se nuk është proaktiv, duke bërë me dije se ka pritur shumë më shumë nga ky mision, posaçërisht sa i përket forcimit të sundimit të ligjit në veri, raporton Zëri.
“Me të vërtetë mendoj që EULEX-i duhet të jetë më proaktiv në veri dhe duhet të shohim se po merren aksione kundër disa kriminelëve atje, të cilët nuk kanë kurrfarë legjitimiteti”, thotë Feith.
Feith shprehet i habitur pse është larguar nga pozita e guvernatorit Hashim Rexhepi, pasi që, siç thotë ai, ende nuk ka përgjigje se cilat janë akuzat ndaj këtij të fundit, pse është vënë në paraburgim për 4 muaj dhe pse po pret për 6 muaj që t’i mësojë akuzat ndaj tij.
Ai ankohet se forca brenda Qeverisë së Kosovës dhe EULEX-it po e pengojnë në ushtrimin e autoritetit të tij në BQK, të cilat pengesa i duken të neveritshme.
Feith shpreson se mbikëqyrja e pavarësisë së Kosovës do të përfundojë vitin që vjen, ndërsa nga bisedimet midis Prishtinës dhe Beogradi pret që të zgjidhen shumë çështje teknike. /aktiv