Ristani: KZAZ-të nuk kishin mundësi ligjore

Në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ku u bisedua me komisionerët vendimi i Komisionit për numërimin e fletëve të hedhura në kutitë e gabuara, Ristani tha se për në ka rëndësi ai që voton dhe jo ai që numëron. 

Kryetari i KQZ-së, Arben Ristani është shprehur se KZAZ-të nuk kishin një procedurë ligjore për të marrë një vendim të posaçëm për raste të tilla. 

“Për ne ka rëndësi ai që voton, jo ai që numëron. Në përputhje me kompetencën e nenit 33, gërma C, KQZ vendosi administrimin e fletëve të panumëruara. Nga shqyrtimi i këtij dokumentacioni, KQZ vëren se: KZAZ-të kanë konstatuar hedhjen e gabuar të fletëve dhe mungesën e një procedure uniforme për zgjidhjen e kësaj çështje”, theksoi Ristani. 

“Gjatë shqyrtimit të këtyre fletëve, anëtarët e KZAZ-ve s’kanë pasur mundësi ligjore për shqyrtimin e tyre dhe kanë vepruar në mënyrë alternative. Ligji thotë se, kur është e nevojshme KQZ duhet të përdorë autoritetin e saj ndaj KZAZ-ve dhe duhet të jetë më proaktive në zgjidhjen e këtyre problemeve”, ka shtuar Ristani./aktiv