Të gjitha iniciativat janë të rëndësishme për rajonin, pasi ato i kontribuojnë drejtpërdrejt perspektivës së përbashkët për integrim në Bashkimin Evopian, kështu deklaroi zv.Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Edmond Haxhinasto, në takimin e 13-të të Nismës Adriatiko Joniane në Bruksel.
Haxhinasto, duke iu referuar anëtarësimit të Kosovës dhe Maqedonisë në këtë iniciativë, nënvizoi se, pavarësisht statusit të vendeve, këto takime sjellin njerëzit më pranë njëri tjetrit dhe për këtë arsye, Shqipëria mbështet përfshirjen e të gjitha vendeve të rajonit.
Në fjalën e tij, Zv.Kryeministri dhe Ministri Haxhinasto vlerësoi Nismën Adriatiko-Joniane si një platformë të rëndësishme, e cila garanton zhvillim të qëndrueshëm dhe stimulon rritjen e bashkëpunimit, jo vetëm mes vendeve anëtare, por edhe me BE-në.
Në takim ishin të pranishëm ministrat e Jashtëm dhe përfaqësues të lartë të vendeve anëtare të kësaj iniciative: Kroacisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Malit të Zi, Serbisë, Greqisë, Italisë dhe Sllovenisë etj. /aktiv