Kurti "sulmon" Thaçin

Albin Kurti, Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, vazhdon të akuzojë Hashim Thaçin dhe Qeverinë e tij për gjendjen e "keqe" të Kosovës. Duke folur në kuvendin zgjedhor të Qendrës së kësaj lëvizjeje në Kaçanik, Kurti tha se Kosova sot është në ditët e saj më të këqija që nga shpallja e pavarësisë. 

"Në negociatat e intensifikuara me Serbinë, këta (Qeveria e Kosovës) do t′i kishin bërë marrëveshjet shumë më herët po të mos ishte lëvizja ′Vetëvendosje′. Kjo nuk do të thotë se nuk do t′i bëjnë ato për shkak se sot e kemi ′Vetëvendosjen′", ka deklaruar Kurti./aktiv