Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shtyrë mbledhjen për në mesditë. Mbledhja ku do shpallej edhe rezultati përfundimtar për bashkinë e Tiranës ishte parashikuar për në orën 10:00 por është shtyrë për në 12:00.
Kush do ta drejtojë bashkinë e Tiranës për katër vitet e ardhshme? Kësaj pyetje pritet që t’i jepet përgjigje sot nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i cili sot do të shpallë rezultatin përfundimtar për Bashkinë e kryeqytetit.
Në orët e vona të mbrëmjes të së dielës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar numërimin e të gjitha fletëve të kontestuara, për kreun e Bashkisë së Tiranës, të hedhura në kutitë e gabuara.
Pas përllogaritjeve përfundimtare të tabelave përmbledhëse për kryeqytetin,KQZ-ja do të shpallë rezultatin përfundimtar.
gjatë këtyre pesë ditëve u numëruan 125 kuti me fletët e kontestuara dhe ku 171 vota kanë shkuar për kandidatin e “Aleancës për Qytetarin” Lulzim Basha dhe 83 vota për kandidatin e “Aleancës për të Ardhmen” Edi Rama.
Në bazë të këtyre llogaritjeve paraprake kandidati Lulzim Basha kryeson me 78 vota para.