Ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Kosumi dhe njëri nga ministrat e tij, Bujar Dugolli, nuk janë përfshirë ne kabinetin e qeverisë Thaçi. Dy themeluesit e lëvizjes qytetare "Për Demokraci" që në zgjedhjet e fundit kishin garuar në kuadër të listës zgjedhore të PDK-së dhe që nuk kishin arritur të bëhen deputetë, tashmë kanë mbetur tërësisht të painkuadruar në ekzekutiv, raporton Zëri.
As Kosumi e as Dugolli nuk kanë pranuar të flasin për këtë çështje.