Jahjaga, Thaçi e Dell te autostrada

Presidentja e Republikës, Atifete Jahjaga ka dalë në terren, edhe atë bashkë me kryeministrin Hashim Thaçi dhe me ambasadorin amerikan në vend, Christopher Dell. Që të tre sot gjatë ditës kanë inspektuar nga afër punimet që po bëhen në autostradën Vërmicë-Merdare, përkatësisht seksionet 1, 2 dhe 3.

Jahjaga ka pohuar se autostrada e kombit do të ndikojë që vendi ynë të bëhet më atraktiv për bizneset e huaja. E kryeministri Thaçi ka thënë se punimet po ecin para dinamikës së paraparë. Kurse, ambasadori Dell ka lavdëruar punën që po bën kompania amerikano-turke, Bechtel & Enka.

Nëse nuk paraqiten pengesa, ndërtimi i autostradës Morinë - Merdare pritet të përfundojë brenda 36 muajve, kurse ajo do të kushtojë rreth 700 milionë euro (sipas vlerësimeve të para), raporton Kosovapress.