Tevez dëshiron kalimin në Serie A

Sulmuesi i Manchester Cityt, Carlos Tevez i ka thënë menaxherit të tij Mancinit se ka dëshirë të transferohet në kampionatin italian Serie A.

Sulmuesi argjentinas ka qenë i lidhur me një largim nga Eastlands gjatë tërë sezonit dhe ende vazhdojnë spekulimet se ai do të largohet në verë.

Sipas Mancinit sulmuesi kërkon transferimin e tij në Itali por Mancini do të bëjë të pamunduren për ta mbajtur atë edhe më tutje në City.

“Carlos na tha neve se dëshiron kalimin në Serie A” deklaroi Mancini

“Por nese ai e ndryshon mendjen unë do të isha shumë i lumtur”

Për të më herët kishte shprehur interesim skuadra e Interit, por së fundmi në garë duket se është futur edhe Juventusi