Mbrojtësi i Liverpoolit Jamie Carragher ka deklaruar se sulmuesi i kësaj skuadre Luis Surez mund të jetë një legjendë e Liverpoolit nëse vazhdon me këto paraqitje fantastike
Ish sulmuesi i Ajaxit arriti në Liverpool për një shumë 26 milionë euro dhe ai ka shënuar dhe ka ndihmuar sulmin shumë mirë në ndeshjet e fundit, duke u bërë idhull te tifozët.
Suarez shënoj golin e pestë në fitoren e fundit të Liverpoolit dhe Carragher deklaroi në faqen e tij zyrtare se: “Nese Suarez vazhdon të luaj kështu ai do të bëhet legjendë në Liverpool”
Carragher i cili bëri paraqitjen 666 për klubin nga Anfield deklaroi: “Ne që nga Krishtlindet e vitit të kaluar jemi në një formë të hatashme. Menaxheri i ri e ka bashkuar klubin dhe ka bërë punë të madhe. Gjithashtu lojtarët e rinjë që kanë ardhur kanë qenë fantastik duke përfshirë edhe Suarezin që është madhështor”
“Ne shpresojmë që të vazhdojmë në këtë nivel dhe ditët e mira për ne do të vijnë shumë shpejtë” përfundoi Jamie Carragher.
