Inter dëshiron fantazistin Gaston Ramirez

Interi si duket është dorëzuar në garë për të transferuar lojtarin e Udineses, Alexis Sanchez pasi si duket nuk mund të konkurojnë me Barcelonën dhe tani Nerazzurët e kanë kthyer radarin e tyre kah lojtari i Bolognas, Gaston Ramirez.

Interi është duke shikuar mundësinë të transferoj ndonjë lojtar kreativ në skuadër dhe Ramirez është pikërisht lojtari që i plotëson të gjitha kushtet e Nerazzurëve njfoton La Gazzetta dello Sport

Ramirez karierën e tij profesionale e ka filluar me Penarol në vitin 2010 dhe më pas u transferua te Bologna verën e kaluar.

Kontrata e tij më klubin aktual përfundon në vitin 2015, por një ofertë prej 8 milion euro e Nerazzurëve do të mund të bënte që ai të transferohet në San Siro këtë verë.

Për Uruguajanin Ramirezin më parë kishte shprehur interesim edhe Fiorentina, Sevilla dhe Ajax