Një studim i departamentit kardiovaskular të Harvardit vërtetoi se femrat të cilat hanë çokollatë një herë deri në dy herë në javë e zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës deri në 32 %. Ky konstatim na konvenon të gjithëve, madje kënaqemi që dëgjojmë një gjë të tillë.
Rezultatet pozitive të hulumtimit kanë pasur vetëm ato femra, të cilat e kanë konsumuar çokollatën me maturi. Gjithashtu, duhet theksuar se çokollata, të cilën e kanë konsumuar, ka qenë e pasur me kakoa, që do të thotë se kakao ka qenë mjaft cilësore. Te femrat, të cilat kanë konsumuar sasi më të madhe të çokollatës, nuk janë regjistruar rezultate të dukshme. Çokollata e zvogëlon dhimbjen dhe e redukton stresin. Ajo ka efekt të lartë qetësues dhe rekomandohet të konsumohet gjatë shqetësimeve të vogla.
Nuk mund të injorohet fakti se çokollata është shumë e rëndësishme dhe përmban shumë kalori, pra nëse konsumohet në sasi më të mëdha shkakton rritje të peshës trupore. Mirëpo, nëse hahet me maturi, atëherë çokollata nuk shkakton shëndoshje. Një mit i vjetër për çokollatën thotë se ajo shkakton varësi. Disa shkencëtarë theksojnë se ajo e stimulon lirimin e endrofinës në tru, gjë që shkakton ndjenjë të kënaqësisë, mirëpo ende nuk janë dëshmuar efektet afrodiziake të çokollatës.