Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, ka bërë të ditur se nuk do t’i bashkohet skuadrës së Interit në fund të këtij edicioni, shkruan “La Gazzetta dello Sport” të dielën.
Guardiola 40-vjeçar ka thënë se do të respektojë kontratën e tij me Barcelonën, që skadon në qershorin e vitit 2012. “Kam ende kontratë me Barcelonën. Interi është klub i madh, por unë do të mbetem te Barça.
Mbi të gjitha, nuk do të bëj asgjë pa biseduar me presidentin e Barcelonës, Sandro Rossell”, ka thënë Guardiola.