Mesfushori krativ i skuadrës franceze Marseille, Mathieu Valbuena do të mirëpriste një transferim të mundëshëm gjatë verës te skuadra angleze Manchester United.
Bossi i United e pëlqen Valbuenan sidomos pas paraqitjeve të fundit në Ligën e Kampionëve këtë sezon dhe mendon të bëjë hapa për transferimin e tij në Trafford.
Valbuena konsiderohet si zëvendësim i Paul Scholes i cili do të dal në pension në fund të këtij edicioni.
I pyetur se cka mendon për transferimin e tij në United ai tha: “Manchester United? Do të kisha shkuar me bicikletë atje”
