Në këtë komunikatë ndër të tjera është cituar zëvendëskryeministrja e Kosovës, duke sqaruar se “Kosova angazhohet për fqinjësi të mirë midis shteteve dhe stabilitetin rajonal” dhe se “në këtë kuadër Kosova e ka pranuar dialogun teknik me Serbinë”.
Komunikata e zyrës së shefes së delegacionit kosovar në dialogun me Serbinë e ka cituar edhe Borko Stefanovicin, i cili e ka falënderuar Tahirin për takimin dhe “e ka konfirmuar gatishmërinë e Qeverisë së Serbisë për të kontribuar pozitivisht në mbarëvajtjen e dialogut teknik”