AAK: Qeveria po e provokon pakënaqësinë qytetare në rritje

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) përmes një deklarate për media ka reaguar të enjten rreth zhvillimeve të fundit në Kosovë duke kritikuar Qeverinë për këtë gjendje të krijuar. “AAK shprehë edhe një herë brengosjen e vet të thellë për papërgjegjësinë e skajshme që po e tregon qeveria, si në udhëheqjen e shtetit, në veçanti me veprimin e saj të fundit përfaqësimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare”.
“Kjo papërgjegjësi po sjellë deri te pakënaqësia në rritje e qytetarëve të Kosovës. Zhvillimet e sotme e dëshmuan qartë këtë papërgjegjësi, thuhet në këtë deklaratë.
“Si gjithmonë, kjo qeveri po e vërteton paaftësinë e saj, kurse populli i Kosovës gjithmonë po bëhet viktima e kësaj papërgjegjësie”.
AAK fton Qeverinë e Kosovës që përfundimisht ta kuptojë se duhet t’i përfaqësojë interesat dhe vullnetin e qytetarëve të Kosovës, e jo interesat e ngushta të individëve dhe të grupeve brenda qeverisë.
AAK përcjellë brengën e saj se vazhdimësia e kësaj qasjeje të qeverisë mund të shkaktojë probleme edhe më të mëdha në Kosovë.