Manuel Neuer portier i Bayern Munichut


Bayern Munich ka arritur marrëveshje për të sjellë portierin e Schalkes, Manuel Neuer në Allianz Arena ndërsa prezentimi i tij do të bëhet në ditët në vazhdim, raporton e përditshmja gjermane “Bild” . Gjigandët bavarez do ti paguajë 18 milionë euro Schalkes për 25-vjeçarin. Në rast suksesi të klubit dhe performancës së mirë të portierit kësaj shume do ti shtohen edhe 7 milionë euro. Mbertërit e Schalkes kanë pranuar ofertën e Bayern pas tre orë negociatash në mes të dy klubeve dhe në fund është arritur marrëveshja që portiere i kombëtares gjermane, Manuel Neuer do të nënshkruajë një kontratë katër-vjeçare me Bayern Munich. /aktiv