Stefanoviç: “O Zot më shpëto” nga Vetëvendosja


Kreyenegociatori serb për bisedimet Prishtinë-Beograd, Borkoi Stefanovic është ndier i shastisur nga protestuesit e Vetëvendosjes, gjatë kohës që po qëndronte brenda mureve të qeverisë. Nga frika se protestuesit po futeshin brenda, Borko iu kishte lutur Zotit, që sa më parë të përfundojë kjo situatë dhe të fillojë takimi, me nikoqirët kosovarë. Kështu ka deklaruar një ditë pas vizitës në Kosovë , Borislav Stefanovic për gazetën “Zëri”. Ai ka pranuar se nuk është ndier mirë, kur ka parë se vetura më të cilën udhëtonte është gjuajtur me gurë nga një grup protestuesish. Por jo të gjithë janë treguar të dhunshëm ndaj tij. Sipas tij, nikoqirëve si dhe BE-së, i ka ardhur shumë keq për atë çka ka ndodhur. “Vërtet ka pasur rrezik që dikush prej nesh të lëndohet pasi që në makinën tonë e gjuanin me gurë. Por, unë në ato momente isha duke menduar se si do të përfundojë e gjithë kjo dhe si do të shkojë shëndoshë e mirë në vendin e mbledhjes”, ka thënë Stefanovic./Aktiv