
Edi Rama, sapo ka shpallur fitoren e tij për Bashkinë e Tiranës, në një prononcim për mediat dhe para simpatizantëve. Kandidati i Aleancës për të Ardhmen, Edi Rama fiton betejën për Bashkinë e Tiranës. Të dhënat zyrtare të KZAZ-së numër 49 bëjnë me dije se kandidati Rama figuron në total 10 vota para kandidatit të Aleancës për Qytetarin, Lulzim Basha. Në Tiranë kanë filluar festimet nga simpatizantet e Partisë Socialiste. "Kjo nuk është fitorja ime e parë, por më shumë se asnjëherë tjetër une ndjej peshën e borxhit ndaj cdo shqiptari.Ju them të gjithëve se cdo zgjedhës i yni ka fituar dhe asnjë zgjedhës që nuk na ka votuar nuk ka humbur", tha Rama. "Sot është dita për të festuar, për ta ndarë gëzimin me cdo qytetar. Nesër është dita për të vazhduar falenderimet dhe reflektimet mbi fitoren, që kurrë nuk ka ardhur më e madhe në oborrin e PS-së. Endrra vazhdon", u shpreh Rama. Ndërkohë, kryeministri Sali Berisha ka thëne se pret rezultatin përfundimtar, zyrtar të K