Basha: Ende nuk dihet fituesi


Kandidati i Aleancës për Qytetarin, Lulzim Basha sapo ka dalë në një prononcim për shtyp dhe ka deklaruar se ende nuk dihet kush eshte fituesi. Basha i ka vlerësuar këto zgjedhje si të ndershme dhe te lira. “Kjo është garë e ngushtë, cili do qe te jete verdikti final i votuesve une do ta pranoj ate, shpresoj qe edhe Edi Rama te beje te njejten gje”. Më tej Basha ka thënë se kandidatet ndahen me pak vota, dhe se cdo vote duhet te numerohet ne menyre te ndershme. “KQZ-ja po llogarit rezultatin final dhe ne akoma nuk e dime kush eshte fituesi. Mbetem i vendosur qe cdo vote te lexohet saktesisht dhe te degjohet zëri i cdo qytetari”. Basha në përfundim ka thënë se pavarësisht se kush fiton, “Kur te kemi rezultatin final, ne duhet te bashkohemi dhe te nisim punen per nje te ardhme me te mire”.